Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lukaku, nuk ka perfunduar kurre: “Dhe do te thoni ju: nese Marotta nuk ka realizuar te kete…”

Inter-Lukaku, nuk ka perfunduar kurre: “Dhe do te thoni ju: nese Marotta nuk ka realizuar te kete…”
Inter Club Staff

“Eshte rikthyer. Ka shenuar. Ka fituar. Kane mjaftuar 90 sekonda dhe per numrin 90 dhe per ti thene te gjitheve se historia e Romelu Lukaku dhe Inter nuk ka perfunduar. Perkundrazi, sapo ka filluar, perseri.”

Keshtu hapet fokusi i Corriere dello Sport per Romelu Lukaku, qe eshte rikthyer te goli ne ndeshjen e pare zyrtare te Interit pas vetem nje minute e gjysem.

Belgu nderkohe eshte gati te realizoje shume te tjere: “Ndaj Lecces, ne 26 gusht te 2019, e kishte nisur si gjignand ne Serie A duke shenuar golin e tij te pare”.

“Nderkohe, ndaj Lecces, vetem dy dite me pare, ai ka perseritur veten. Nga njera ane, le te ngreje doren ai qe ka pasur dyshime (jeni shume eh), e nga ana tjeter, ata qe mendonin se ai do te ishte njesoj (me pak eh…).”

“Por ka nje aspekt qe nuk duhet nenvleresuar aspak: lojtari me Lautaron bashke kane shenuar 104 gola ne dy vite. Nuk jane pak dhe tregojne me se miri se si funksionojne ata”.

“Le te rikapitullojme: ne 2019, Inter blen nga United lojtarin duke paguar 74 milione euro. Ne 2021 e shet per 115 milione euro, duke u bere blerja me e shtrenjte e historise se Chelsea dhe shitja me e shtrenjte e Interit”.

“Ne 2022, Lukaku kthehet tek Inter per vetem 8 milione euro ne huazim. Na thoni ju nese Marotta nuk ka realizuar nje kryeveper.”

“E na thoni ju nese Marotta nuk ka arritur qe bashke me kete transferim nuk ka marre siguri se Luakku do te qendroje ne Milano… Si thoni ju: a kthehet me Lukaku ne Londer?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.