Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lukaku zbulon: “Te fitoj Europianin me Belgjiken apo Serie A me Interin? Une zgjedh…”

Inter, Lukaku zbulon: “Te fitoj Europianin me Belgjiken apo Serie A me Interin? Une zgjedh…”
Inter Club Staff

Nje interviste e gjate per Romelu Lukaku, gjate periudhes qe ai ka qene ne grumbullim me Belgjiken, por qe eshte publikuar sot nga ESPN.

Sulmuesi i Interit ka folur per kombetaren dhe per momentin e tij te mire qe po kalon: “Ne e dime qe jemi nje skuader me shume talent.”

“Por nuk e quajme veten nje brez i arte. Nuk duam ti japim emertime vetes tone. Jemi nje grup lojtaresh te talentuar, mjafton kaq.”

“Por shume nga keta djem mund te luajne me cdo ekip ne bote per shkak se gezojne cilesi shume te larta.”

“Eshte shume bukur te jesh ne kete ambient kompetitiv. Mjafton te shikosh skuadren tone, jemi plot me diversitet.”

“Ekzistojne disa etni te ndryshme, shume eksperienca te ndrushme, dhe cdo gje qe ndodh, ne jemi gjithmone bashke.”

“Kerkojme te tregojme per te gjithe popullin belg se nese bashkojme eksperiencat, fete, idete, mund te luftojme bashke.”

“Ajo qe jetojme tani eshte ndryshe nga Kupa e Botes ne Brazil. Edhe ne Rusi. Mbeshtetja e tifozeve ka qene shume e bukur.”

“Shpresoj qe te perjetojme perseri ato momente. Martinez? Kur ka ardhur ai, ka ndryshuar sistemin nga kater mbrojtes ne tre dhe ka kerkuar qe te fuse sa me shume lojtare sulmues.”

“Ka ndryshuar nje sistem te tere. Jashte fushe nuk ka ndrsyshuar shume, por ky sistem na ka dhene shume liri.”

“Kompany? Ne kemi te njejten histori, sepse edhe ai ka luajtur per skuadren qe une kam bere tifozllik kur kam qene femije.”

“Une doja te behesha si ai, edhe pse ai ishte nje mbrojtes. Deshiroja te luaja per Anderlecht, te luaja per skuadren qe doja, ate te qytetit tim dhe te fitoja tituj.”

“Ka ndodhur kur isha i vogel. Edhe pse isha i ri, e dija se nese do te permiresohesha, do te gezoja nje dite kete qe po gezoj tani.”

“Kjo ishte dicka ne mendjen time, ishte dicka qe une kisha enderruar qe i vogel. Cfare zgjedh mes fitimit te Europianit me Interin dhe Serie A me Interin?”

“Une i zgjedh te dyja. Ju lutem, me lini t’ju pergjigjem duke thene se i zgjedh te dyja. I dua te dyja prandaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.