Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta ben levizjen e papritur ne merkaton e janarit? “Me sa duket ai po mendon te bleje menjehere…”

Inter, Marotta ben levizjen e papritur ne merkaton e janarit? “Me sa duket ai po mendon te bleje menjehere…”
Inter Club Staff

Èshte Andre Onana me sa duket zgjedhja perfundimtare per porten pas largimit te Samir Handanovic ne fund te sezonit.

Dyshja Marotta-Ausilio e kane mbyllur marreveshjen me lojtarin prej kohesh dhe Onana ka rene dakord te vije ne Milano me paramter zero.

Por me sa duket mund te kemi nje prapaskene te rendesishme ne kete histori me Marotten qe po mundohet te arrije dicka te ngjashme si ne rastin e Christian Eriksen.

“Te gjithe e mbajne mend ate qe ndodhi me Christian: edhe pse ai kishte disa muaj kontrate me londinezet, Interi e pershpejtoi blerjen e tij.”

“Marotta keshti po mendon per te marre Onana qe ne janar, duke e pershtatur lojtarin me skuadren e re qe kete sezon e duke e bere gati rrugetimin e tij si titullar i ardhshem i Interit.”

“Qe kjo gje te ndodhe do te duhej qe Radu te largohej nga Milano edhe pse kjo do te ndodhe nese oferta per te do te jete e kenaqshme: ai ka vetem nje kerkese, ate qe te luaje si titullar kudo qe te shkoje.”

“Gjithesesi, Interi problemin kryesor e ka te siguroje Onana, sepse nese nje marreveshje arrihet edhe me Ajax per transferimin e tij qe tani, do te ishte nje plus shume i madh.”

“Lojtari do te bente keshtu gjashte muaj si zevendesi i Handanovic dhe pse jo do te luante disa ndeshje nderkohe qe behet gati per nje sezon si protagonist ne sezonin e ardhshem.”

“Por ardhja e tij nuk do te vinte aspak ne diskutim titullaritetin e Handanovic ne kete sezon qe eshte edhe kapiten i skuadres.”

Per kete flet Calciomercato.com e cila shkruan: “Marotta po mendon ta marre lojtarin qe tani ne Milano jo per te zevendesuar direkt Handanovic, sepse ai ende nuk eshte gati, por per faktin se do te rritej keshtu periudha e ambientimit te lojtarit te ri me Interin.”

“Zikalterit mendojne se gjashte muaj do i jepnin Onana kohen e nevojshme per tu pergatitur per sezonin e ri.”

“Qe kjo te ndodhe, Ajax do duhet te kerkoje nje shifer jo shume te larte. Normalisht ne kete moment eshte thjesht nje ide e Marottes e duhet pare se si do te levizin gjerat ne vazhdim. Eshte e veshtire por jo e pamundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.