Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta i ‘terheq veshin’ Inzaghit? “Ne e kemi emrin Inter. Nuk duhet te kemi frike aspak nga…”

Inter, Marotta i ‘terheq veshin’ Inzaghit? “Ne e kemi emrin Inter. Nuk duhet te kemi frike aspak nga…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, vetem pak minuta para ndeshjes, Beppe Marotta ka dhene disa deklarata shume te rendesishme per Sky Sport.

Ai ne nje fare menyre ka ftuar Inzaghin qe te mos kete frike aspak nga objektivat e larta sepse Interi historikisht lufton per ato.

“Statistikat te lejojne te besh nje analize me komplete, por eshte per tu thene se nga janari ne shkurt, ka pasur nje kalendar shume te ngjeshur dhe me kundershtare te forte.”

“Ky moment i vitit eshte shume i veshtire dhe ne duhet te dalim sa me shpejt te jete e mundur te gjithe bashke.”

Shume lojtare me nivel kane ulur nivelin e tyre.

“Kjo eshte e vertete, por duhet qe te regjistrojme edhe periudhen e mire qe ata kane bere ne fillim te sezonit.”

“Mbase mund te kishte ndodhur edhe atehere. Tani nuk po tregohemi te mire mjaftueshem, por kemi objektiva te medha dhe duam te fitojme ndeshjet e radhes me ambicje.”

Inzaghi eshte gjithmone i kujdesshem dhe i bindur? Skuadra i pergjigjet kerkesave te tij?

“Klubi eshte shume i kenaqur me rrugetimin qe ai ka bere. Si me rezultatet, por edhe me rendimentin e skuadres.”

“Jemi besimplote per kete periudhe pavarsisht hapave prapa. Nuk eshte krize. Do te kalohet shume shpejt me terapine e tranjerit.”

“Nuk mund te mos e permend kapacitetin e tij ne menaxhimin e grupit dhe profesionizmin qe ka treguar deri me tani.”

Tranjeri ka thene se objektivi ka qene te arrihej te kater te parat ne fillim te sezonit.

“Te arrish te kater te parat do te thote edhe te dalesh i pari, pjese kater te parave eshte. Ne sport nuk duhet te kesh frike per objektiva te larta.”

“Ne jemi Inter. Duhet te luftojme per yllin e dyte ne fanelle, nuk duhet te fshihemi. Ky eshte objektivi yne.”

“Nese pastaj dikush do te tregohet me i zoti se neve, do i bejme komplimentat. Por motivi i ngadalesimit qendron te kalendari i ketyre muajve te fundit, kaq.”

Ndeshjet e mira ne Champions League me humbje cfare ju tregojne ne krahasim me merkaton?

“Ne radhe te pare na tregojne se jemi rritur. Kemi kaluar grupin, kjo nuk duhet te na limitoje per te ardhmen.”

“Pastaj kalendari nuk ka qene nje ndihme por kjo eksperience do te na sherbeje ne te ardhmen. Kjo nuk heq aspak mundesite tona per te bere nje ndeshje te madhe ne Liverpool.”

Cfare na thoni per mungesen e Interit ne Super League dhe deklaratat e Agnellit?

“Ka pasur nje debat te forte kete vere, Inter ka bere deklarata te qarta. Do te kete kohe per te folur per kete gje.”

“Por tani jemi te perqendruar te objektivat tane sportive dhe ne punen per te bere Interin nje klub qe automenaxhohet financiarisht. Kjo eshte kryefjala post-pandemi.”

“Duam te rikthehemi ne nivelet e meparshme duke ndjekur nje rruge te sakte. Ne jemi klubi qe kemi hequr dore? Nuk dua te jap nje pergjigje tani. Jane tema delikate per tu diskutuar ne vendin dhe momentin e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.