Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 2, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”
Inter Club Staff

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.

Nderkohe, direkt nga fusha e Allianz Arena, Beppe Marotta ka dhene disa deklarata teper te rendesishme dhe te papritura edhe per Milan Skriniar.

Keto kane qene fjalet e tij per Sky Sport:

Personaliteti ne Champions League eshte nje kapercim kualiteti qe eshte bere me Inzaghin?

“Po, ky grup eshte i ndertuar nga lojtare qe jane bashke prej shume vitesh dhe jane ne rritje te vazhdueshme”.

“Kualifikimi i dyte radhazi per ne fazen e eleminimit direkt tregon se sa personalitet ka tashme Interi ne kompeticione te tilla”.

Per Skriniar do te kete takime te tjera? Po me Gosens, a duhet te jeni bindes per ta mbajtur ende ne Milano?

“Per Skriniar, qe ka nje vlere superlative brenda dhe jashte fushe, shpresoj shume dhe jam shume optimist per rinovimin”.

“Madje kam edhe me shume: shpresoj qe te mbyllet gjithcka brenda 13 nentorit, jam teper optimist per kete”.

“Jane te gjitha shanset per te qene pozitiv dhe per te thene kete gje. Gosens ben pjese ne Kombetaren e Gjermanise dhe po futet ne mekanizmat tane. Nuk ka nevoje per te pasu nxitim, por jam i bindur qe do te futet mire ne lojen e skuadres sone”.

Lukaku do te kthehet perpara fillimit te Boterorit?

“Ka shume demtime te ngjashme neper klube. Ndonjehere kane te bejne me nevojen qe kane skuadrat per te kthyer ne dispozicion lojtare te nevojshem”.

“Ne duhet te perballemi me keto fenomene. Na vjen keq per Lukaku, nuk e di kur do te kthehet, por jane 25 lojtare te tjere qe presin te japin ndihmen e tyre.”.

A e ke zili Kvaratskhelia te Napoli?

“I bej komplimentat Giuntolit, Napolit dhe Spallettit. Giuntoli ben pjese te drejtuesit e rinj dhe te pergatitur te Serie A, i uroj nje kampionat sa me te mbare”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.