Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta merr vendimin e dhimbshem per sezonin e ri? “Ai duhet te zgjedhe largimin e njerit prej…”

Inter, Marotta merr vendimin e dhimbshem per sezonin e ri? “Ai duhet te zgjedhe largimin e njerit prej…”
Inter Club Staff

Inter ende nuk ka pasur mundesi qe te shohe ne fushen e lojes Eriksenin me te mire te mundshem.

Pas paraqitjeve te para dhe lockdown, u duk se Eriksen ishte integruar plotesisht me Interin. Por me sa duket, jo.

Rendimenti i tij nuk ka qene aspak ne lartesine e duhur dhe Conte e perdor pak per te mos thene aspak ne krahasim me ate qe kane pritur te gjithe.

Ndaj Romes ai nuk ka hequr dore edhe nga 3-4-1-2 por prapa shpines se sulmuesve ka vene Marcelo Brozovic, nje njeri qe nuk eshte shume i mesuar me ate pozicion dhe Eriksen ne pankine.

“Zgjedhja nga njera ane tregon paradoksin e nje formacioni te lindur per te futur Eriksen, por ai eshte nje pozicion ku po luajne te gjithe pervec danezit.”

“Nga ana tjeter tregon edhe njehere ndjesine e pare se Eriksen po kthehet ne nje problem te rendesishem te Interit per sa i perket te ardhmes.”

“Ne mesfushen e Interit, njeri ndermjet Brozovic dhe Eriksen duket i tepert dhe ky nuk eshte nje thashethem.”

“Te dy ata, ne vend qe te kompletojne njeri-tjetrin, duket sikur duan te ndertojne te dy vec e vec lojen.”

“Ata perfundojne duke limituar pa dashje njeri-tjetrin, duke luajtur ne zona te njejta, dhe mbi te gjitha, duke kerkuar topa njekohesisht.”

“Konfirmimi i pare kishte ardhur nga nje intuite e lindur ne stervitjet e Antonio Contes dhe me pas edhe ne ndeshjen ndaj Sampdorias.”

“Ne ate ndeshje Eriksen tregoi nje nga versionet e tij me te mira me bluzen e Interit. Ne ate ndeshje Brozovic ishte jashte per shkak te demtimit.”

“Pa Marcelon ne fushe, Christian duket se ka me pergjegjesi, me ne qender te lojes, me aktiv ne kerkimin e topave ne mesfushe dhe me detyra ndertuese”, lexohet ne La Gazzetta dello Sport e cila vazhdon edhe me tej.

“Te dy ata, rralle here kerkojne njeri tjetrin: ata e dashurojne te mbajne topin dhe ta shperndajne kur e kane ne zoterim.”

“Klasi i ish-lojtarit te Tottenham eshte normalisht shume me i larte, por ndihma ne mbrojtje dhe prezenca fizike e kroatit gjithashtu.”

“Por keto dy gjera nuk po mundohet te bashkepunojne me njera-tjetren. Te pakten deri me tani, Conte nuk ka arritur te gjeje formulen e duhur.”

“Me pak fjale, Interi duket se ben qe te tregoje vlerat e tij vetem njeri nga lojtaret kur ata luajne te dy.”

“Klubi vazhdon qe te besoje te blerja e saj e rendesishme e janarit dhe deshiron ta shohe ate ne nje kampionat te tere dhe normal.”

“Brozovic nderkohe nuk eshte me edhe aq i paprekshem sa ka qene 12 muaj me pare. Ose te pakten nuk do te ishte keshtu perpara nje oferte te rendesishme.”

“Ka ende shume kohe dhe raste per te pare nese ata te dy mund te bashkejetojne ne fushe, por pastaj do te vije merkato e me te vertete qe Marotta do te marre nje vendim te veshtire: te shese njerin nga te dy. E gjasat qe te ndodhe dicka e tille jane me te vertete te larta…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.