Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta po punon fort per tre shitje? “Ja emrat: ai do qe te perfitoje 30 milione euro nga…”

Inter, Marotta po punon fort per tre shitje? “Ja emrat: ai do qe te perfitoje 30 milione euro nga…”
Inter Club Staff

Objektivi eshte freskia. Interi eshte ne pune qe te ndertoje nje skuader per te vene ne dispozicion te Contes ne sezonin 2021-2022.

Ne pritje te se ardhmes, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio, po punojne bashke per te larguar disa elemente qe nuk shihen per te ardhmen.

Nder keta lojtare eshte edhe emri i Matias Vecino, mesfushori uruguajan qe sapo eshte rikthyer ne fushe ne Torino, 8 muaj pas paraqitjes se tij te fundit.

Kontrata e Vecinos skadon ne 2022 dhe objektivi i Interit eshte qe te perfitoje nga ai diku tek 8 ose 10 milione euro.

Nderkohe, per me shume, nga ai do te shpetoheshin edhe 4,5 milione euro rroge, aq sa eshte edhe rroga e tij bruto ne sezonin e fundit.

Por pervec Vecinos, sipas Calciomercato.com ne listen e largimeve jane edhe Radja Nainggolan dhe Arturo Vidal.

Belgu qe eshte ne huazim te Cagliari deri ne fund te sezonit, nese do te transferohej atje perfundimisht, do bente qe Interi te shpetonte 8 milione euro rroge.

Kjo shifer perfitohet edhe nga Arturo Vidal (6,5 neto, po vetem 8 milione bruto per shkak te ligjit te ri fiskal).

Keshtu, keto tre operacione mund te sjellin tek Interi plot 30 milione euro qe ne keto kohera te veshtira ekonomike prej pandemise mund te jene nje frymemarrje e madhe per klubin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.