Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

792 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta po tenton dy goditje per 70 milione euro: “Pas Kolarov dhe Vidal, tashme ai po mendon vetem se si te arrije te 50 milionet e Kante.”

Inter, Marotta po tenton dy goditje per 70 milione euro: “Pas Kolarov dhe Vidal, tashme ai po mendon vetem se si te arrije te 50 milionet e Kante.”
Inter Club Staff

Ne fillim daljet nga skuadra dhe me pas goditjet e medha qe enderron Conte.

Kjo eshte strategjia tashme e qarte e Interit. Do te jete nje merkato e kujdesshme, pa shpenzime te cmendura, dhe me pare do e kene radhen shitjet.

Ne kete menyre po leviz Marotta, qe po tenton te fitoje para nga shitjet mbi te gjitha per te bere nje goditje te dyfishte ne Premier League qe kushton 70 milione euro ne total.

Behet fjale per dy lojtaret e Chelsea, Kante dhe Emerson Palmieri. Jane ata lojtaret ideal qe Conte kerkon per te perforcuar skuadren e Interit ne mesfushe dhe ne krahun e majte.

Nuk do te jete e thjeshte te negociosh me Chelsean per te dy ata, por Interi do e provoje me kujdes kete.

“Tashme qe Kolarov dhe Vidal jane shume afer, ai po mendon me se shumti si te arrije tek 50 milione eurot e para per te bere tentativen per Kante.”

“Kjo eshte shuma qe kerkon Chelsea dhe menyra me e thjeshte per ti arritur do te ishte nje shitje e Brozovic ose nje shitje e Skriniar.”

“Gjithesesi, kjo shume mund te arrihet edhe me shitjen e disa lojtareve te ndryshem si Perisic, Joao Mario, etj.”

“Marotta kryesisht ka treguar ne merkato qe di te beje mrekullira edhe me nje buxhet te ulet. Ky eshte momenti per te treguar dicka te tille.”

Burimi: Enzo Bucchioni ne TuttoMercatoWeb.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.