Inter-Napoli, zbulohet i gjithe dialogu Insigne-Massa: “Jo shko e ****, por te kam thene….”
Ne emisionin pas ndeshjes qe transmetohet ne kanalin televiziv italian, Italia 1, Pressing, eshte folur gjate per rastin e kartonit te kuq te marre nga Insigne.
Aty eshte zbuluar pak a shume gjithcka cfare ka ndodhur ne ato momete, duke bere publike per publikun e gjere edhe bisedat ne fushe dhe fjalet e protagonisteve.
Me se shumti, ish-arbitri i njohur, Graziano Cesari, ka folur per penalltine e dhene ndaj Interit dhe per rasti ne kartonit te kuq.
Por le te kalojme menjehere te biseda e zbuluar naten e djeshme nga Pressing, ku vihen re edhe ofendimet e Insigne per arbitrin Massa.
Massa: “Jo, nuk ka asnje pozicion jashte loje. Keshtu po me thone nga dhoma a VAR. Penalltia eshte konfirmuar totalisht.”
Insigne: “Po shko e *** Massa. Shko. Ti i shkaterron gjithmone ndeshjet.”
Arbitri Massa e degjon ne kete moment, qe deri aty kishte bere sikur nuk e kishte degjuar dhe vendos ta nxjerre jashte me karton te kuq.
Ne fund, Insigne para se te largohet vazhdon perseri: “Po kush te tha ndonje gje te keqe? Une te thashe qe Massa ti po shkaterron ndeshjen, jo shko e ****. Po ben fenomenin sot e?”
E pas ketij momenti, Insigne nuk ka bere me rezistence dhe eshte shoqeruar jashte fushes se lojes nga shoket e skuadres.