Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,859 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, MAROTTA ZBULON GJITHCKA: “Lukaku dhe Dybala, ja e verteta. Lautaro nuk preket. Per Skriniar ju them se…”

INTER, MAROTTA ZBULON GJITHCKA: “Lukaku dhe Dybala, ja e verteta. Lautaro nuk preket. Per Skriniar ju them se…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta ka qene diten e sotme ne mengjes prezent ne Radio Anch’io Lo Sport ku ka folur per shume tema te rendesishme.

Ai eshte ndalur te Lukaku, por edhe te mundesia qe ndonje mbrojtes i rendesishem mund te largohet nga Interi kete vere.

Sot do te vije zyrtarizimi i Romelu Lukaku?

“Absolutisht jo. Ne menyre te pergjithshme them se kemi detyren qe te krijojme nje skuader kompetitive qe eshte totalisht e mbeshtetur ne qendreushmeri.”

“Do te bejme sondazhe, tratativa, por menaxheri futbollistik duhet te mbaje te gjitha rruget e hapura pa pasur friken se mund te mos e beje dot goditjen.”

“Lukaku eshte nje piste e pershkrueshme, por ka ende veshtiresi dhe ne duhet te vleresojme nese ekzistojne ekstremet per ta bere.”

Po shkohet me shume drejt elementeve ekspert apo drejt rritjes se lojtareve te rinj?

“Ne Itali jemi ne veshtiresi te madhe. Kemi qene te paret ne Europe per te ardhura dhe fitore ne vitet 2000.”

“Tani italiania e pare eshte Juventusi dhe eshte ndermjet vendit te tete apo te nente per te ardhurat ne Europe.”

“Mundesite tona per te shpenzuar jane te limituara. Futbolli ka pesuar nje ndryshim te thelle, kemi kaluar nga skuadrat me familjet Moratti dhe Berlusconi ne modelin aktual.”

“Futbolli nuk kishte nevoje per shpenzime te cmendura por sot qendrueshmeria eshte baza e nje kompanie.”

“Kampionati yne eshte nje kampionat tranzicioni. Lukaku eshte shembulli: Erdhi dy vite me pare dhe pastaj u terhoq nga Chelsea dhe u largua.”

“Duhet te mesojme nga situata te tilla. Duhet te fusim lojtaret e rinj ne loje. Por presioni ne Itali eshte shume i larte per ti dhene hapsira ne realitete te medha lojtareve te rinj.”

A ekziston rreziku qe Lautaro te beje ashtu si beri Lukaku nje sezon me pare?

“Kemi disa lojtare qe jane pika referimi. Nderkohe, nga ana tjeter kemi edhe disa objektiva per tu kapur ashtu si eshte edhe qe te mbajme fushaten e transferimeve me plus dhe te ulim nivelin e pagave.”

“Eshte ne interesin tone qe te mbajme nje skuader te forte sepse keshtu e do historia e ketij klubi. Lautaro per ne eshte nje lojtar i pazevendesueshem nese duam te ecim perpara me kete objektiv.”

Nevoja e likujditetit do te shtyje disa klubet e shesin lojtaret e medhenj?

“Sot kjo gje eshte e kerkuar nga management-i dhe teoria duhet kaluar ne praktike. Strumenti i trading ka qene, por sot asnje skuader nuk qendron dot ne kembe ne Itali pa dale me plus ne merkato.”

“Ne kete rast, futet ne loje sa kompetent je, kreativiteti qe ke si drejtues. Nuk mund te jemi nje investim ne levizje ne Serie A, por duhet te jesh kompetent si drejtues dhe si tranjer per te ecur perpara.”

“Me krenari e them se kemi nje prove te shkelqyer ne Europe si Ancelotti, made in Italy eshte me i miri ne Europe per tranjere dhe drejtues.”

Inzaghi do i kete blerjet e reja per fillimin e grumbullimit veror?

“Qe ai ka kerkuar blerje te reja po, se kush jane ata, nuk e di akoma. Mkhitaryan do te jete zyrtare ne ditet e ardhshme. Onana gjithashtu.”

“Po vleresojme pak a shume gjithcka, duam te vleresojme edhe te rinjte e Primaveres kampione te Italise ku ka nje mal me talente.”

Do te rrisim rrezikun teknikisht, sepse e dime qe duhet ti presim te rinjte. Por kemi nevojen qe te ndertojme nje skuader sa me shume kompetitive sepse kjo eshte detyra jone.”

“Kur do te rikthehemi ne grumbullim do te mundohemi te veme ne dispozicion te Inzaghit direkt nje skuader shume te forte.”

Skriniar: do te sigurojme tifozet? Celesi eshte Bremer?

“Eshte shume e veshtire te zevendesohen sulmuesit. Me e veshtire se sa mbrojtesit. Kjo sepse sulmuesit jane pak ne qarkullim dhe kane shifra te cmendura.”

“Mbase ne mbrojtje mund te levizim dhe do te jemi te detyruar ta bejme, por me Ausilion dhe Baccin po hipotezojme alternativa te vlefshme nese do te largohet ndonje nga mbrojtesit tane.”

“Bremer eshte nje lojtar qe ka nivel boteror dhe do te ishte shume mire te cdo skuader e madhe ne Serie A. Me siguri mbi te eshte perqendruar interesi yne.”

Jave decizive per Dybala dhe Lukaku?

“E veshtire te jap nje pergjigje precize. Jane objektivat tane por duhet te vleresojme anen ekonomike.”

“Nuk e fsheh aspak qe jemi hedhur me kthetra ne merkato per ta. Do te ishte super. Por do te shkojme perpara, nese do ja dalim, shume mire. Nese jo, direkt syte te objektivat e tjere.”

“Nuk ka rendesi vetem nje operacion, por skuadra dhe ky grup perfaqeson nje vlere te madhe objektive. Pervec Perisic normalisht, qe eshte larguar.”

Si ka shkuar historia e Gnonto?

“Eshte nje denoncim qe une e bej ne menyre konkrete. Ne Itali nga ana legjislative ka munguar nje strument i rendesishem.”

“Kohet e fundit ka ndryshuar dhe tani nuk eshte me e mundur qe lojtaret para moshes 16 vjecare te shkojne jashte ne menyre te pakontrolluar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.