Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,058 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mbajeni mend mire kete emer: Issiaka Kamate! “I lindur ne 2004, me Primaveren ne vetem nje vit ka…”

Inter, mbajeni mend mire kete emer: Issiaka Kamate! “I lindur ne 2004, me Primaveren ne vetem nje vit ka…”
Inter Club Staff

Nder pak notat pozitive qe ka pasur nisja e Inter Primavera kete sezon (qe nuk e ka nisur shume mire) eshte Issiaka Kamate.

Lojtari me origjine franceze, i lindur ne 2004, ka zbritur ne fushen e lojes ne te shtate ndeshjet e luajtura nga djemte e Chivu.

Deri me tani, ai ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes, dhe eshte prezantuar si nje lojtar me nje force fizike, teknike me shume perplasje dhe nisje te aksioneve.

Kualiteti eshte pare edhe te golat qe ka shenuar dhe te roli qe ai ka arritur te fitoje ne nje grup te rendesishem si ai i Primavares se Interit.

“Ne fakt shenojeni kete emer: Issiaka Kamate. Dhe mbajeni mend, sepse ka nga ata qe betohen se eshte nje lojtar jashte seie”.

“Ai ka ardhur tek Inter ne muajt e pare te 2021 dhe ne shume pak muaj ai ka bere disa hapa prej gjigandi”.

“Ai debutoi te Under 17 zikalter pa shume fjale ne prill te 2021 dhe sot e gjen veten titullar te Under 19 e Interit, duke luajtur edhe ne Youth Champions League”.

“Deri me tani ka treguar edhe se me Primaveren e Chivu mund te luaje si titullar pa problem, duke marre keshtu vendin e Casadei, qe u shit miliona euro te Chelsea”.

“Inter ka vendosur qe lojtarin ta lere te rritet ne qetesi, por ne Appiano betohen per aftesite e tij te larta ne shume aspekte. Me siguri qe do te degjojme te flitet per kete djalosh”, tregon Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.