Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

689 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, me ne fund shume afer shitja e pare: “Tashme diferenca eshte minimale: vetem…”

Inter, me ne fund shume afer shitja e pare: “Tashme diferenca eshte minimale: vetem…”
Inter Club Staff

Duket se jane dite shume te rendesishme per te ardhmen ne shtepine Inter me klubin zikalter qe po tenton te mbylle disa shitje sa me pare.

Koha nuk premton shume, sepse Interi i ka vene qellim vetes te mbylle shitje me nje vlere totale prej 100 milione euro deri ne 30 qershor.

Pse? E gjitha per te rregulluar bilancin e klubit qe eshte me te kuqe ne radhe te pare prej pandemise qe ka goditur te gjithe boten e futbollit.

Por me sa duket, sipas asaj qe shkruan sot Corriere dello Sport, Inter eshte me te vertete afer mbylljes se shitjes se pare.

“Le te themi se kemi nje lajm te mire: shitja e pare ne shtepine Inter eshte vetem… disa centimetra larg realizimit.”

“Behet fjale per Joao Mario. Lojtari tashme e ka kaluar pjesen me te veshtire dhe ka gjetur marreveshjen per rrogen me Sportingun.”

“Nderkohe, Interi kerkon 8 milione euro dhe Sportingu ofron 7 milione. Duket shume e afert marreveshja dhe asgje nuk do te prishet per 1 milione. Pse jo, te dy klubet mbase heqin dore nga 500 mije euro secila.”

“Interi eshte shume e lumtur per kete shitje sepse largohet nje klub qe kurre nuk ka qene ne planet e skuadres. Nderkohe, vlera e tij ne bilanc eshte diku tek 6,5 milione euro. Nje plusvalence e lehte ne kete rast.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.