Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter merr vendimin e rendesishem: “Marotta vendos te ardhmen e nje prej talenteve me te medhenj te klubit.”

Inter merr vendimin e rendesishem: “Marotta vendos te ardhmen e nje prej talenteve me te medhenj te klubit.”
Inter Club Staff

Inter po ndjek me shume kujdes lojtaret e rinj te saj qe kane dale nga akademia dhe po planifikon te ardhmen e tyre.

Nder talentet me premtues nga sektori i te rinjve eshte edhe Lorenzo Pirola, mbrojtes i lindur ne 2002 qe eshte aktualisht ne huazim te Monza.

Ai eshte shume i forte fizikisht dhe shume i zoti ne mbulim dhe djaloshi kishte mahnitur edhe Antonio Conten ne stervitje, por Interi vendosi qe ta huazoje ate.

Ideja e drejtuesve te Interit ka qene per ta huazuar qe lojtari te filloje te mesohet me nje nivel me te larte se sa Primavera.

“Gjerat edhe pse nuk filluan mire, ai ka fituar shume terren ne kohet e fundit: Pirola ka luajtur pese here si titullar ne shtate ndeshjet e fundit.”

“Lojtari i lindur ne 2002 po fiton shume besim ne vetevete dhe po zhvillon ndeshje me personalitet teper te madh.”

“Interi po e pret ne fund te sezonit ne Milano dhe me pas do te vendose perfundimisht nese do e mbaje apo jo ne skuader.”

“Por duket se Inter i ka idete e qarta per dicka tjeter: do te kete nje rinovim kontrate me siguri dhe me pas ose do te qendroje, ose do te shitet me te drejte riblerje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.