Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Borja Valero mund te largohet, dy klube pas tij: Ja sa kerkon Interi per ta shitur

Inter, Borja Valero mund te largohet, dy klube pas tij: Ja sa kerkon Interi per ta shitur
Inter Club Staff

Ne fillim u duk si nje nga zerat e shumte te merkatos qe po qarkullojne ne ambjentin zikalter keto dite.

Sipas lajmeve ne oret e fundit, nje largim i mundshem i Borja Valero nga Interi tashme eshte bere shume i mundshem.

Spanjolli erdhi vetem vitin e kaluar tek Interi nga Fiorentina per dicka me pak se 5 milione euro, por mund te largohet fiks 12 muaj pas transferimit ne Milano.

Eshte Tuttomercatoweb e cila e thote kete dhe qe shpjegon me pas gjithcka:

“Spanjolli nuk eshte me i paprekshem per Spallettin dhe mund te sakrifikohet nga skuadra zikalter.”

“Ne kete moment, Interi eshte e mbipopulluar ne mesfushe dhe ardhja e Dembele do te mbyllte pothuajse pergjithmone hapsirat per Borja Valero qe mbase duke llogaritur moshen qe ka, do te donte te luante, sepse shume shpejt do i takoje te largohet nga futbolli.”

“Interi aktualisht ne mesfushe ka Radja Nainggolan, Marcelo Brozovic, Roberto Gagliardini, Matias Vecino dhe Borja Valero. Per hir te vertetes jane shume.”

“Ne kete moment per Borjan interesohen dy klube nga Spanja: Ato jane Leganes, oferta e pare e te cileve eshte refuzuar sepse ishte e ulet, por edhe Villareal qe ne kete moment eshte zgjedhja e pare e lojtarit. Ai do te rikthehej me qef ne Estadio de la Ceramica.”

“Interi kerkon diku tek 3-4 milione euro per lojtarin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.