Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan, cfare prapaskene! Gazzetta zbulon: “Ne fund te ndeshjes Dumfries dhe Bastoni jane sulur direkt ndaj…”

Inter-Milan, cfare prapaskene! Gazzetta zbulon: “Ne fund te ndeshjes Dumfries dhe Bastoni jane sulur direkt ndaj…”
Inter Club Staff

Ka qene nje Inter i mire per 70 minuta por me pas ka pasur nje total blackout qe ka bere qe Milani te fitoje ndeshjen.

Keshtu, tre piket i ka marre skuadra e Piolit dhe zikalterit kane shkuar ne shtepi me nje shije mjaft te hidhur nga nje ndeshje qe meritonin dicka me shume.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport tenton te tregoje me shume rreth momenteve te fundit te ndeshjes se djeshme.

“Ka qene nje moment shume i tensionuar fundi i takimit duke qene se lojtaret e Milanit kishin filluar edhe te fitonin kohe duke vonuar lojen.”

“Por zhgenjimi ka qene shume i forte ne radhet e zikalterve per menyren se si kishte shkuar ndeshja por ata kane qene te nevrikosur edhe me nje lojtar te Milanit ne vecanti.”

“Sapo ndeshja ka perfunduar, Bastoni dhe Dumfries jane nisur menjehere drejt Theo Hernandez qe kishte bere nje nderhyrje shume te shemtuar ndaj Dumfries ne minutat e fundit.”

“Lojtari francez beri nje nderhyrje nga prapa ne minuten e fundit, mori nje karton te verdhe dhe doli nga fusha duke buzeqeshur.”

“Per kete arsye Bastoni dhe Dumfries kane dashur ta sqarojne direkt kete histori me vete Hernandez por dicka e tille nuk eshte lejuar nga te pranishmit”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta.

Nderkohe Theo Hernandez gjate ndeshjes se djeshme ka qene nje nga lojtaret me jo korrekt ne fushe: i denje totalisht per emertimin “pasardhes i Cuadrados”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.