Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, NDODH E PAPRITURA? “Correa mund te perfundoje te Napoli: me sa duket klubet mund te…”

INTER, NDODH E PAPRITURA? “Correa mund te perfundoje te Napoli: me sa duket klubet mund te…”
Inter Club Staff

Pas nje sezoni te pare me shume hije dhe me pak drite ku lojtari ka pasur shume probleme fizike, aventura e Joaquin Correa te Inter mund te kete ardhur ne fund.

Sulmuesi argjentinas, edhe per shkak te rikthimit ne Milano te Romelu Lukaku, rrezikon qe te gjeje shume pak hapsire ne sezonin e ri.

Por per me shume, ai mund te jete pikerisht njeriu qe mund ti lere vendin Paulo Dybala, nje lojtar qe Marotta deshiron ta marre prej koehsh tek Inter.

Me pak fjale, duke pare prespektiven dhe Boterorin perpara, edhe Correa vete do te ishte dakord me kete hipoteze.

Por cfare po ndodh? Per kete shkruan Il Mattino sot: “Nje largim i mundshem i tij mund ti beje te gjithe te lumtur, dhe ne mes te kesaj situate mund te perfitoje nje klub ne Serie A.”

“Tucu mund te levize ne drejtim te Napolit, me klubin e kalter qe po mendon te perfitoje nga situata dhe te zevendesoje Mertens pikerisht me argjentinasin.”

“Per ta ka qene e vlefshme edhe pista Deulofeu, por ideja me e fundit eshte pikerisht Correa nga Interi, tashme 27 vjecar.”

“Sulmuesi argjentinas sezonin e shkuar eshte marre nga Lazio ne nje huazim me detyrim blerje ne baze te paraqitjeve qe eshte konsumuar tashme.”

“Ne skuadren e Inzaghit te se neserme ne fakt nuk pritet te kete hapsire per Correa sepse perpara tij do te kete tre lojtare te pakten.”

“Prandaj Inter po kerkon bleres per Correa dhe Napoli qe eshte ne dritare po pret qe te beje levizjen e duhur ne kete tratative.”

“Problemi me i madh eshte ai ekonomik. Kjo sepse lojtari do te pranonte me shume qef destinacionin Napoli.”

“Cmimi gjithesesi eshte diku tek 30 milione euro, pak a shume ato qe Inter ka harxhuar per te marre lojtarin nga Lazio.”

“Nje marreveshje mund te gjendet tek 25 milione eurot, e qe do i shtoheshin edhe 3 milione eurot qe Napoli do te paguante per formulen.”

“Mbase mund te kemi nje huazim me detyrim blerje ne fund te sezonit, por gjithesesi Inter duhet te pranoje nje ulje te cmimi i lojtarit nese deshiron qe Napoli ta marre vertete Correa”.

“Normalisht qe ka ende shume rruge perpara por me sa duket, klubet do te kishin deshire qe ky operacion te behet. Por edhe Correa gjithashtu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.