Inter, del ne pah nje bonus tjeter ne kontraten e Lukaku: “Chelsea ben fuqishem tifo per Interin: do fitojne plot…”
La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka nxjere ne pah te gjitha bonuset e rena dakord me Chelsea per Romelu Lukaku.
Me sa duket, sulmuesi belg qe ka ardhur ne huazim do te marre kete sezon nga Interi rreth 8.5 milione euro rroge: 40% me pak se paga qe duhet te merrte te Chelsea.
Por kujdes, sepse ka edhe me shume dhe me sa duket, ka disa bonuse teper te shtrenjte edhe per Chelsea.
“Marreveshja per rikthimin e Lukaku ka kushtuar per Interin rreth 8 milione euro te paguara direkt per kasat e Chelsea.”
“Por ka edhe bonuse. Keshtu, shifra qe mund te paguaje Inter me blerjen e Lukaku ne huazim ka nje maksimum prej 11 milione eurosh.”
“Per shembull, nje milione euro Chelsea do i marre direkt nese Romelu Lukaku do te fitoje kete sezon Scudetton me Interin.”
“Nderkohe, zikalterit do te paguanin 2 milione euro nese fitojne Champions League dhe po ashtu edhe nese fitojne Europa League.”
“Chelsea te pakten ne Serie A ben fuqishem tifo per Interin: do fitojne plot 11 milione Euro nese zikalterit do te dilnin fitimtare ne Itali dhe Europe.”