Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, cfare fjalesh: “Me dukej e pamundur por u ktheva ne shtepi. Tifozeve i premtoj se une…”

Lukaku, cfare fjalesh: “Me dukej e pamundur por u ktheva ne shtepi. Tifozeve i premtoj se une…”
Inter Club Staff

Fjalet e para te Romelu Lukaku diten e djeshme pasi eshte rikthyer ne menyre zyrtare tek Inter jane dhene per Inter TV.

Mire se vjen Romelu, cilat jane emocionet e tua?

“Nje emocion i forte. Historia qe kam pasur nje vit me pare me kete skuader ka qene shume e bukur, per mua dhe per tifozet.”

“Inter me ka dhene shume dhe shpresoj qe te bej edhe me mire se me pare. Tani duhet te punoj me skuadren dhe te bej me te miren time.”

Si e shikon presidentin Zhang pas nje viti?

“Kemi folur per shume gjera. Edhe per menyren se si ishte e pamundur qe une te rikthehesha ketu por ne fund ja dolem.”

“Duhet ta falenderoj qe ai shtyu deri aty ku mund te shtyhej. Ja kemi dale dhe jemi vertete te lumtur per kete gje.”

Si eshte te kthehesh prape ne Milano?

“Te rikthehem ne shtepi deshiron te thuash. Familja ime dhe une ne Milano jemi ndjere shume mire. Bashke me tifozet dhe shoket.”

“Te gjithe me kane ndihmuar qe prej dites se pare. Nuk e kam lene te lire shtepine kur ika ne Angli dhe kjo do te thote dicka.”

“Jam shume i lumtur, dua vetem te rishoh shoket e mi ne fushen e lojes.”

Cfare te ka bindur te ktheheshe?

“Tifozet, shoket, dhe mundesia per te punuar me misterin. Kemi mbetur ne kontakt per gjithe sezonin e kaluar. Skuadra ka bere mire dhe une dua ta ndihmoj akoma edhe me shume.”

Sa deshire ke per te punuar me Inzaghin?

“Shume, sepse vitin e kaluar kane luajtur ne nivel shume te larte. Sa keq per Scudetton, por kemi fituar dy trofe sezonin e kaluar dhe ka pasur nje rritje te rendesishme.”

“Duhet te vazhdojme keshtu. Tani eshte momenti te pergatitemi mire per nje sezon ku duam te vazhdojme te njejtin rrugetim.”

Je degjuar me shoket e vjeter?

“Praktikisht i kam degjuar te gjithe. Doja te rikthehesha dhe ata kane shtyre per te me rikthyer. Jane si nje familje per mua, jane vellezerit e mi”.

Aventura e re nis nga numra te medhenj.

“Po, por une nuk dua te jem individualist. Mendoj gjithmone per skuadren. Dua qe te bej Interin te fitoj dhe do bej gjithcka ne fushe.”

Ke ndonje mesazh per tifozet?

“Po, jam shume i lumtur qe jam ketu. Dua te jap gezime te tjera per tifozet dhe shoket. Premtimi im eshte qe do te bej me mire se heren e pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.