Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,689 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Inzaghi merr nje vendim ne dem te Lautaros: ai po mendon perfundimisht te beje…”

Inter, ndodh e papritura? “Inzaghi merr nje vendim ne dem te Lautaros: ai po mendon perfundimisht te beje…”
Inter Club Staff

Nese fitorja ndaj Juventusit kishte dhene nje permbysje ne nivel mental, ajo ndaj Verones mund te perfaqesoje ndeshjen e zgjedhjes perfundimtare per sulmin e Interit.

Per kete gje flet sot La Gazzetta dello Sport qe ka hedhur nje hipoteze jo pak te papritur per sa i perket pjeses se mbetur te sezonit.

“Me sa duket, ndaj Verones, ne syte e teknikut eshte vene re se si Dzeko dhe Correa kane bere shume mire bashke.”

“Ata per karakteristika formojne nje dyshe qe kompletohet me mire se Dzeko-Lautaro, Lautaro-Sanchez apo Dzeko-Sanchez.”

“Eshte nje zbulim prilli, por vetem sepse Correa tani eshte rikthyer nga kalvari i gjate i demtimeve qe ka pasur ne kete sezon.”

“Por eshte ende shume pak per te vendosur me 100% tani. Gjithesesi, duke pare lojen e Interit, Correa tani po e intrigon shume Inzaghin per ta hedhur ne fushen e vend te Lautaros.”

“Dicka tjeter qe bie ne sy eshte se Interi me Correa dhe Dzeko titullare ne sulm ka fituar kater here, ka shenuar nente gola dhe ka pesuar zero gola.”

“Por ne pergjithesesi skuadra ka goditur me shume, ka ndertuar me mire e me shume, ka krosuar me shume dhe ka pasur me shume mbajtje topi.”

“Me pak fjale, Dzeko-Correa rrezikon te behet dyshja e preferuar e Inzaghit ne kete finale sezoni me Lautaro dhe Sanchez qe jane pak me prapa ne hirarki.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.