Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

202 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet drejtori sportiv i Eintracht: “Kostic tek Interi? Une kam folur shume qarte per kete histori. Nese…”

Flet drejtori sportiv i Eintracht: “Kostic tek Interi? Une kam folur shume qarte per kete histori. Nese…”
Inter Club Staff

Ne javet e fundit eshte rikthyer te flitet shume per interesin e madh te Interit per Filip Kostic, lojtarin e krahut te Eintracht.

Ai e ka kontraten ne skadence ne 2023 (jo ne 2022 ashtu si Calciomercato.com kishte shkruar ne menyre te gabuar disa dite me pare) dhe Inter po mendon seriozisht per te.

Nderkohe, per 29 vjecarin ka folur edhe Markus Krösche diten e sotme, drejtori sportiv i Eintracht qe ka qartesuar shume gjera.

“Inter kerkon Kostic? Nuk kemi asnje qellim per te shitur lojtaret tane me te mire ne merkaton e ardhshme te dimrit.”

“Kostic ashtu si N’Dicka dhe Kamada jane dy elemente te cmuar per ne dhe nuk do te largohen aspak nga klubi ne janar.”

“Kjo eshte e sigurt. Ne pjesen e dyte te sezonit do te jete koha per te rekuperuar terrenin qe kemi humbur dhe nuk mund te shesim lojtaret tane me te mire.”

Nderkohe, keto deklarata kane shkuar kunder fjaleve te Axel Hellmann, administratorit te deleguar te Eintracht qe pak dite me pare kishte thene:

“Modeli yne i biznesit parashikon qe te fitohen para edhe nepermjet shitjeve. Nuk ka rendesi nese keto ndodhin ne janar apo ne vere, thjesht ofertat duhet te jene te duhurat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.