Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Mund te qendroje nje lojtar qe shihej si i larguar i sigurt: pritet vetem…”

Inter, ndodh e papritura? “Mund te qendroje nje lojtar qe shihej si i larguar i sigurt: pritet vetem…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi ka bere disa hapa prapa: atehere kur nuk e mendonte askush, mund te ndodhe e papritura.

Ashley Young mund te qendroje edhe nje sezon tjeter me Interin. Nderkohe qe jemi vetem 23 dite larg dates ekzakte te skadences se kontrates, drejtuesit zikalter do te provojne te bindin anglezin qe te beje nje sezon tjeter ne Milano sa ne krahun e djathte e sa ne krahun e majte.

Lojtari ekspert anglez – shkruan La Gazzetta dello Sport – duhet te ishte i treti lojtar krahu pas Hakimi dhe Perisic qe mund te largohej por dicka ka ndryshuar per te.

Ai mund te qendroje vertete ne Milano deri ne qershor te vitit 2022, gjithmone nese nuk eshte ideja e atij vete per tu rikthyer ne Angli.

Atje po e kerkon Watford, skuadra qe e ka bere te debutoje ne futbollin e madh dhe ai e ka enderr ta mbylle aty karrieren.

Per ish-lojtarin e Uinted eshte interesuar edhe Inter Miami nderkohe, nje skuader ku luan Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi.

Gjithesesi, asnje vendim nuk eshte marre ende por shanset qe Young te rinovoje me Interin tashme jane te medha.

Ne fillim u duk sikur ai bashke me Kolarov ishin dy largime te sigurta por situata e tij ne krahasim me serbin ka ndryshuar totalisht ne oret e fundit. Tani priten te reja nga ky front.

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.