Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Darka e transparences: ja cfare klubi i ka premtuar Inzaghit per sezonin e ri dhe merkaton. I ka thene se…”

“Darka e transparences: ja cfare klubi i ka premtuar Inzaghit per sezonin e ri dhe merkaton. I ka thene se…”
Inter Club Staff

Nje darke e gjate, optimiste, ne te cilen drejtuesit e Interit i kane ilustruar Simone Inzaghit ate qe pritet te ndodhe ne kete vere ne terma merkatoje.

Kjo gje ka ndodhur te enjten, kur tranjeri i ri zikalter ka takuar per here te pare edhe Steven Zhang bashke me menaxhimin e klubit.

Ish-tranjeri i Lazios, eshte prezantuar me strategjite e Interit ne kete sezon, dhe nuk ka pasur asnje loje fjalesh.

Ai ka marre nje pasqyre te sakte te strategjise zikalter, qofshin keto pozitive apo negative, por atij i eshte zbuluar cdo plan me detaje.

Le ta nisim nga emri me i perfolur: Inzaghi eshte shume i kenaqur me skuadren aktuale, edhe nese shitja e Achraf Hakimit do te ndodhe.

Eshte e parashikueshme qe duke qene se behet fjale per skuadren Kampione e Italise, Interi nese do te luaje me 3-5-2 do te kete nje avantazh nga ana e vazhduesmerise taaktike.

Nuk perjashtohet se shitja e marokenit te jete i vetmi operacion ne dalje me peshe, por kjo nuk mund te thuhet me 100% siguri, sepse ne cdo moment mund te vije nje oferte faraonike per kedo dhe ne kete merkato askush nuk eshte i pashitshem.

Gjithesesi, nese Hakimi largohet dhe zevendesi i tij do te jete ndonje emer i perballueshem, nese dikush tjeter largohet per ndonje shifer marramendese, atehere Interi do i investoje menjehere ato para ne merkato.

Por Inzaghit i eshte bere me dije gjithashtu se nese Hakimi largohet per te bere kase, atehere te radhes qe mund te ikin jane ata me rroga te larta si Arturo Vidal apo Ivan Perisic.

MBROJTJA – Ne mbrojtje nuk pritet te kete ndryshime sepse pervec SDB titullare (Milan Skriniar, Stefan de Vrij qe Inzaghi e njeh mire dhe Alessandro Bastoni), mund te qendroje dhe Andrea Raanocchia me Danilo D’Ambrosio.

I dyti nuk eshte me ne skadence kontrate per shkak te aktivizimit te klauzoles dhe ai i pelqen shume Inzaghit,

Nderkohe, e njejta gje vlen edhe per mbrojtesin e qendres, i cili ka edhe te njejtin agjent me Inzaghin, e qe mund te paraqese nje avantazh per konfirmimin.

Te reja do te kete me pas te krahet: Federico Dimarco do te vleresohet me kujdes nga afer dhe nese ndonje oferte do te vije per te, atehere Interi mund te nuhase plusvalence.

Ne te djathte, Interi mund te kerkoje nje zevendes te Haakimit, me Naithan Nandez te Cagliarit dhe Manuel Lazzari ne mendjen e Piero Ausilios.

Sot per sot shihet si i pamundur ri-integrimi i Valentino Lazaros per te cilin priten oferta serioze.

Per sa i perket sulmit, ideja e nje sulmuesi te trete te rendesishem eshte me te vertete e gjalle. Giacomo Raspadori i Sassuolos eshte emri me i sponsorizuar nese Sanchez largohet.

Por nese Interi shet edhe Andrea Pinamontin edhe Eddie Salcedo, atehere zikalterit mund te bejne nje tentative per Felipe Caicedo.

Por ne kete moment, nuk ka asgje te sigurt per sulmin sepse Inzaghi nuk ka bere ende vleresimet e tij per kete ceshtje.

Ai do te prese mbase muajin korrik per te ndare idete qe ka me Interin, sepse ideja paresore eshte qe blerjet e reja te jene qe ne fillim te grumbullimit dhe tani nuk ka ndonje nxitim te madh per kete.

Kapitulli i te rinjve: do te jete tekniku ai qe do te vleresoje ne shtepi lojtare te rinj si Lorenzo Pirola dhe Lucien Agoume.

Me perjashtim te rasteve kur shitja e tyre do te garantoje per Interin ndonje plusvalence te madhe, ata nese nuk do fitojne dot besimin e Inzaghit mund te largohen vetem ne huazim.

Gjithesesi, keto rregulla qe ka vendosur Interi per merkaton e ardhshme nuk e frikesojne Inzaghin qe eshte mesuar te punoje me nje skuader ne evolucion te vazhdueshem me ne krye Claudio Lotiton te Lazio.

Ai qe nga data 10 korrik kur skuadra do te grumbullohet, do te mundohet te qartesoje cdo ide ne bashkepunim me klubin.

Shpresa eshte qe shitja e rendesishme te ndodhe qe tani ne qershor dhe te mos kete asnje shitje tjeter te madhe.

Por nje shprese tjeter eshte ajo e largimit ne kohe te gjithe lojtareve qe jane jashte projektit si Radja Nainggolan, Dalbert apo Joao Mario.

Darka e se enjtes ka qene nje darke e qete, pa nerva apo pa tension dhe i ka treguar drejtuesve te Interit dhe presidentit se kane marre nje tranjer te arsyeshem qe do te punoje edhe per te miren e klubit.

Tranjeri ne kete moment eshte shume i motivuar per shansin e madh qe ka marre dhe ka deshire te punoje menjehere me lojtare qe sapo jane shpallur Kampione te Italise.

Ai do te kerkoje ti jape vazhdimesi punes se Antonio Contes qe ka qene nje pune shume e mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.