Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 21, 2022

Scroll to top

Top

1 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Romelu Lukaku nuk do te jete fare neser ndaj Fiorentines: lojtari ka…”

Inter, ndodh e papritura? “Romelu Lukaku nuk do te jete fare neser ndaj Fiorentines: lojtari ka…”
Inter Club Staff

Me sa duket, pritja ende nuk ka mbaruar. Romelu Lukaku dje eshte rikthyer te stervitet me grupin, dicka qe nuk ndodhte prej 28 gushtit te kaluar.

Ka qene dita kur lojtari ka pesuar nje demtim muskulor ne kofshen e majte dhe qe prej asaj dite ka qene jashte fushave te lojes.

Por stervitja e djeshme dhe ajo e sotshmja me sa duket nuk do te mjaftojne per te qe te rikthehet ne listen e te grumbulluarve per ndeshjen e Firenzes.

Ja cfare shkruan La Gazzetta dello Sport sot: “Pavarsisht deshires se marre per tu kthyer per te luajtur me Interin, ai duhet te prese”.

“Nderkohe qe shoket e tij do te jene ne fushe per te kerkuar nje tjeter fitore, Lukaku nuk do te jete fare as ne stol ne Firenze”.

“Kjo gje do te behet sot zyrtare, por te gjitha te dhenat e fundit te bejne te mendosh se belgu nuk do te luaje nga Milano”.

“Por cfare po ndodh? Asnje alarm, absolutisht jo. Thjesht lojtari dhe stafi teknik kane vendosur qe te fokusohen 100% te rikthimi i formes fizike me te mire te mundshme”.

“E perkthyer: me mire te qendroje ne Pinetina dhe te beje disa stervitje te personalizuara atletike se sa te hipi te nje tren per Firenze per te luajtur vetem 10 minuta apo per te mos luajtur fare”.

“Kjo do te bente qe lojtari te humbiste edhe te shtunen, edhe te dielen dhe te mos punonte dot ne keto dy dite”.

“E per me shume, edhe rreziku per ndonje rikthim te demtimit nese gjerat sforcohen. Prandaj Inzaghi po shtyn per te pasur Lukaku sa me shpejt, por nga ana tjeter, nuk deshiron te ndermarre asnje rrezik”.

“Tranjeri i ka bere me dije lojtarit se e deshiron ne super forme fizike, por edhe mentale, sepse edhe ajo ka shume rendesi”.

“Gjithesesi, asnje problem por vetem rikthimi i tij eshte shtyre me pak dite e do te ndodhe diten e merkure kunder Viktoria Plzen ne San Siro”.

“Romelu do te kete nevoje per te gjetur ritmin e fushes dhe te lojes. Me dy stervitje me shume, ai do te jete me perpara me gjendjen fizike”.

“E gjitha kjo do e ndihmoje ate per te veshur prape numrin 90 zikalter dhe per te zbritur ne fushe pa frike.”

“Friken e vetme duhet ta kene mbrojtjet kundershtare e jo vetem ne Itali. Sepse Big Rom do te jete gati ne Champions League!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.