Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta tregohet shume e ashper: “Kush po shan Dumfries tani, te kujtohet pak se cfare ka ndodhur me…”

Gazzetta tregohet shume e ashper: “Kush po shan Dumfries tani, te kujtohet pak se cfare ka ndodhur me…”
Inter Club Staff

Inter dhe tifozet po presin me shume padurim Denzel Dumfries.

Mbrojtesi i krahut te djathte qe ne ndeshjet e kaluara ka luajtur pak, por ka treguar vetem disa gjera te mira, ende nuk ka debutuar nga minuta e pare.

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka dashur te kujtoje faktin se si edhe Achraf Hakimi, sot me i miri ne rolin e tij ne bote, ju desh pak kohe per tu imponuar.

“Kush kerkon qe ish-lojtari i PSV te jete menjehere titullar dhe te shkelqeje, me siguri qe ka harruar disa gjera.”

“Mbi te gjitha, nese shohim Calhanoglu, Correa, Dimarco apo te tjeret qe kane luajtur me shume (po flasim per blerjet), harrojne se ata jane mesuar me Serie A. Nje hollandez per here te pare ne Serie A e ka shume te veshtire: historia meson.”

“Ne hollande taktika eshte nje plus, por kurre nje kerkese. Luhet ne nje nivel tjeter dhe me shume liri ne fushe.”

“I njejti Hakimi dhe qe kushton pese here me shume se Dumfries sot (68 kunder 14), ne muajt e pare ne Milano e ka pasur shume te veshtire.”

“Goli dhe assisti ndaj Beneventos i iluzionoi te gjithe, sepse erdhen shume pasiguri me pas ne derbi dhe shume pankina.”

“Conte deri ne nentor preferonte Young apo Darmian. Shume e kujtojne sakte kete gje.”

“Gabimi me te kuqe qe ai beri ne shtepiune e Real Madrid ishte vetem fillimi. Hakimi filloi te behej nje lojtar i pazevendesueshm per Interin vetem nga dhjetori e prapa.”

Nderkohe, perpara se te penalizojme Denzel duhet te shohim pak aspektin fizik dhe taktik. Pasi ai i ka treguar PSV se donte te largohej, ne Eindhoven, mbrojtesi eshte stervitur i vetem deri sa erdhi ne Milano sepse ai e shtrengoi shume doren per te kaluar tek Interi duke qene se PSV kerkonte dyfishin per te pas Europianit shume te mire te bere nga Dumfries.”

“Gjithckaje me lart i shtohen edhe pushimet pas Euro 2020. Nderkohe, ne nivel taktik nje bote komplet tjeter.”

“Dumfries pastaj ka luajtur gjithmone titullar ne nje mbrojtje me kater lojtare nderkohe vetem tek hollanda ka bere pak ndeshje me mbrojtje me tre.”

“Ai me perpara ka luajtur gjithmone me nje mbrojtje me 4: kombetare apo te PSV. Edhe kjo nuk duhet harruar.”

“Dumfries me pak fjale sapo ka filluar nje shkolle te re me shume teste dhe praktike ne fushe. Do te duhet shume pune.”

“Edhe ndaj Real pati disa gjera pozitive (u pa qe ka potencial), por mbase mungon pak kthjelltesi ne gjysmefushen kundershtare.”

“Darmian ne kete moment eshte me solid dhe me eskpert por Dumfries vetem 24 vjec eshte bere kapiteni i PSV: nej arsye e ka.”

“Duhet vetem pak durim. E gjithcka fillon sot nga Bologna ku ai do te luaje titullar.”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ky shkrim eshte nje ftese per te gjithe per tu treguar te durueshem me djaloshin. Ka nevoje mbi te gjitha per mbeshtetje dhe durim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.