Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

551 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Inter, cfare gabimi perseri: Young i cmuar, por diten e sotme me i miri i ndeshjes ishte vetem nje!

NOTAT – Inter, cfare gabimi perseri: Young i cmuar, por diten e sotme me i miri i ndeshjes ishte vetem nje!
Inter Club Staff

Inter del 1-1 ne Bergamo ndaj Atalantes, nje rezultat qe ne nje moment tjeter mbase do te ishte i mire, por duke pare veshtiresite e medha keto kohe, eshte nje rezultat qe Interit pune nuk i ben.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve:

HANDANOVIC 5 – Pritjen e pare e ben ne minuten e 17 kur pret nej gjuajtje te Freuler. Me pas qendron pa asnej rast deri ne minute ne 79 kur hidhet me vonese per gjuajtjen e Miranchuk.

Peson gol ne gjuajtjen e vetme ne porte. E sata here eshte qe ndodh ne kete sezon?

SKRINIAR 6,5 – Gjen nje bluze titullari pasi ka lene pas shpine tmerrin e Covid19. Paraqitja ka qene e mire: kerkon gjithmone te mos e humbase topin dhe tenton te tregoje me fizik se edhe ai eshte ne fushe. Gjendjen fizike se kishte optimale, por mbajti mire gjate lojes.

DE VRIJ 6 – Ne ndeshjen e tij te 90 zyrtare me bluzen e Interit, ju desh te perballej me Zapata dhe Gomez, nder lojtaret me te rrezikshem te Serie A.

Rrezikon te verdhin per nje nderhyrje ndaj Papu, e me pas e merr ate ne nje rast tjeter. Por mund te beje me mire.

BASTONI 6 – Ishi i madh i ndeshjes, por perseri jep nje ndeshje te mire duke ndertuar nga prapa: konfirmohet shume i rendesishem.

Perballet me Malinovskyn dhe kur ka fushe perpara shkon pa frike. Nuk arrin te ndale Miranchuk te ajo goditje qe kalon poshte kembeve te tij perpara se te kalonte edhe Handanovic.

DARMIAN 6 – Merr krahun e djathte nga minuta e pare per ta lene pushim Hakimi. E nis keq me nje faull te padobishem mbi Zapata ne limite te zones. Me pas e kontrollon mire zonen e tij.

NGA MINUTA E 83 ACHRAF HAKIMI – pa vote.

BROZOVIC 6 – Pas golit qe ka rihapur ndeshjen ne Parma, gjen nje bluze titullari edhe ne Serie A. Por ai shpesh here e ngadaleson lojen dhe nuk eshte shume i sakte.

Me mire ne pjesen e dyte, e ishte pikerisht ai qe nisi aksionin qe solli golin e avantazhit te Lautaro Martinez.

VIDAL 7 – Eshte nje nga copezat e mira te ketij Interi diten e sotme. Ka bere nje ndeshje te mire: i vendosur ne dyluftime, garanton prezence ne mesin e fushes dhe behet i rrezikshem ne disa raste.

Sa keq per ate gol te humbur sepse rezultati do te shkonte 0-2. Por lajmi i mire eshte se ka luajtur shume mire sot.

NGA MINUTA E 70 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 5,5 – Pasi iken dyshimet e tamponit, ka udhetuar personalisht per ne Bergamo dhe eshte vene ne dispozicion te skuadres. Ai luan 20 minuta, por eshte shume i ngadalte per te mbyllur Miranchuk te goli i 1-1.

YOUNG 6,5 – Conte e preferon perballe nje Perisic teper te lodhur ne te majte, por ai tregon se vlen duke fituar nje duel me Hateboer.

E jep pikerisht ai assistin e ndeshjes per Lautaron duke afruar Interin me fitoren, por per fat te keq, kjo gje nuk ndodhi. Ai eshte i cmuar per kete Inter.

BARELLA 6,5 – Cilesite e tij shtyne Conten qe ta hedhe ne fushe si trekuartist modern (te pakten ne pamje te pare) dhe te ule Eriksen ne pankine.

Ne realitet, ai e hedh ate ne te djathte me Brozovic ne qender ne mesin e fushes. Vrapon shume si gjithmone, Sportiello nuk e le te gezoje sepse per pak desh edhe shenoi.

SANCHEZ 6 – Rikthehet ne dispozicion pasi ka kaluar demtimin dhe tregon se vlen, por ne te njejten kohe, edhe sa i rendesishem eshte Lukaku per kete Inter.

Ai luan shume, por nuk ben dot punen e shokut te skuadres. Ne minutat finale u lodh shume dhe prandaj u zevendesua edhe nga Conte.

NGA MINUTA E 74 IVAN PERISIC ME NOTEN 5,5 – Ai luan si sulmues i dyte bashke me Lukaku, por nuk kuptohet mire me belgun. Me shume nuk u duk se sa u duk pasi u fut.

LAUTARO 7 – Te marten e ka shkruar emrin e Real Madrid te lista e viktimave te tij, por pak perpara ndeshjes i frikesoi te gjithe per demtimin muskular qe pesoi ne nxemje.

Ai luan ne fushe, por nuk eshte ne formen e tij me te mire. Gjithesesi, edhe pse jo ne forme, shenon golin e vetem per Interin sot. Ishte ai me i miri ne fushen e lojes.

NGA MINUTA E 74 ROMELU LUKAKU ME NOTEN 6 – Provon qe te gjeje Perisic me topin e pare te prekur, por gabon. Me pas, Atalanta gjen barazimin. E ka te veshtire te futet ne ndeshje, por e provon.

TRANJERI. CONTE 5,5 – Pervec se mban ne pankine Lukaku qe vinte nga nje demtim, le ne stol edhe Perisic por edhe Hakimi ne krah duke i dhene besim Darmian dhe Young.

Ne 45 minuta e para vuan pak, por nuk arrin te tregoje lojen e tij. Nderkohe ne pjesen e dyte vazhdon problemi i mos menaxhimit te avantazhit dhe Atalanta barazon 10 minuta nga fundi.

Gasperini provon te ndryshoje lojen me zevendesime por ai jo. E keshtu eshte i detyruar te kthehet ne shtepi me nje pike ne vend te nje pike.

ATALANTA: Sportiello 6,5; Toloi 6 (dal 73′ Muriel 6,5), Romero 6,5, Djimsiti 6; Hateboer 5,5, Freuler 6, Pasalic 5 (dal 60′ Pessina 5,5), Ruggeri 6 (dal 90′ Mojica sv); Gomez 6,5, Malinovskyi 5,5 (dal 60′ Miranchuk 7); Zapata 5 (dal 73′ Lammers 6). All. Gasperini 6,5.

ARBITRO: DOVERI 5,5 – Nuk drejton nje ndeshje te mire dhe ka shume pasiguri. Shpesh here kartonat jane pa kuptim ose nuk jepen atehere kur duhen.

ASISTENTE: Longo 6 – Del Giovane 5,5.

VAR: Mariani 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.