Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ngrihen dyshimet e para: perse Conte nuk po flet per mediat? “Ja cfare fshihet pas qetesise se tij.”

Inter, ngrihen dyshimet e para: perse Conte nuk po flet per mediat? “Ja cfare fshihet pas qetesise se tij.”
Inter Club Staff

Nga Andrea Pirlo, tekniku i Juventusit e deri tek Gattuso, Pioli, Gasperini, Inzaghi dhe Fonseca.

Te gjithe tranjeret e skuadrave te medha te Serie A kane dhene deklarata qe kur ka filluar pergatitja e sezonit te ri.

Te gjithe pervec njerit: Antonio Conte. Tuttosport eshte ndalur jo pak te qetesia e tranjerit te Interit qe nuk ka treguar ende ndjesite e tij ne prag te kampionatit te ri.

E perditshmja italiane ka pyetur: paqja-armepushimi i arritur ne Villa Bellini ka sjelle vendimin e teknikut per te mos folur publikisht qe te evitohen perplasje te reja me klubin?

Apo ka motive te tjera, edhe teknike, prapa ketij vendimi?

Deklarata e fundit e leshuar nga Conte eshte pas humbjes ne finalen e Europa League kunder Sevilla me fjalet e tij qe te benin te mendoje per nje largim te shpejte te tij.

Tuttosport shpjegon motivimet e qetesise: e para eshte se Conte ka folur deri ne 21 gusht, ne diference nga koleget e tij dhe Interi keshtu ka vendosur qe ta ‘ruaje’ per me vone.

E dyta eshte se Qendra Sportive Suning nuk mund te prese konferenca per shtyp per shkak te rregullave te rrepta te pandemise dhe klubi po studion nje menyre per te zgjidhur kete problem per sezonin e ri.

“Conte do te flase, shpejt – mbase qe ne fillim te javes se ardhshem dhe jo vetem – por kur do ta beje, do te jete per te prezantuar sezonin e ri, jo per te komentuar nje miqesore te thjeshte.”

“Por kur te flase, nuk do te mungojne as pyetjet pikante.”

“Duket sikur ai nuk do te flase, sepse mbase mund edhe te thote dicka qe nuk duhet e nuk do te ishte nisja me e mire e mundshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.