Inter, nje kerkese e Inzaghit nuk eshte realizuar: “Ka mbetur i zhgenjyer se si Inter ka deshtuar te…”
Inter ne kete moment po pret nje pergjigje sa me shpejt nga Milan Skriniar per sa i perket kontrates dhe te ardhmes se tij.
Lojtari ka marre te gjithe kohen e tij per te vendosur se cfare ka dashur te beje, por kjo eshte dicka qe Simone Inzaghit nuk i ka pelqyer aspak.
Dhe gjithcka ka te beje edhe me nje situate qe vjen nga vera e kaluar, ku Inzaghi ka qene teper i zhgenjyer me Interin.
“Prej kohesh, Inzaghi kishte folur me drejtuesit ne lidhje me nje shqetesim te tij per situaten kontraktuale te disa lojtareve”.
“Per Inzaghin, Interi ka bere qe lojtaret e prapavijes ta gjejne veten ne nje situate aspak te rehatshme dhe goxha te sikletshme”.
“Pse? Ne fakt, tranjeri ka paralajmeruar drejtuesit ne fillim te sezonit se nuk eshte dakord qe 2/3 e mbrojtes ta nisin kampionatin ne dyshim”.
“Sipas tranjerit, fakti qe mbrojtesat e Interit nuk kane qene ne forme kete vit, eshte se ata e kane pasur mendjen edhe te ceshtjet jashte fushes se lojes, duke qene se jane ne skadence kontrate”.
“Per Inzaghin, ky eshte nje detaj jo i vogel dhe i ka bere lojtaret te mos jene te qete ne fushe. Lista eshte e gjate: Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio, Acerbi, Darmian, Bellanova. Te gjithe keta lojtare jane ne fund te kontrates ose ne huazim. Kjo eshte dicka qe Inzaghit nuk i ka pelqyer ne vere dhe qe tani ja ka kujtuar drejtuesve per ta rregulluar situaten perpara se te rifilloje Serie A”.