Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lajm i keq vjen nga Gjermania? “Zikalterit jane shume afer te ‘humbin’ 13,8 milione euro: kjo sepse Gladbach…”

Inter, nje lajm i keq vjen nga Gjermania? “Zikalterit jane shume afer te ‘humbin’ 13,8 milione euro: kjo sepse Gladbach…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne keto ore nuk eshte se ka ardhur nje lajm shume i mire tek Interi nga Bundesliga gjermane.

Gjithcka ka te beje me lojtarin zikalter qe eshte huazuar ne kete kampionat qe prej fillimit te sezonit, Valentino Lazaro.

Per kete ka folur e perditshmja gjermane Rheinische Post e cila flet per te ardhmen e austriakut ne pronesi te Interit.

Ai eshte i huazuar ne kete sezon te skuadra e Borussia Moenchengladbach deri ne fund te sezonit dhe me nje te drejte blerje.

“Me sa duket, nuk ka lajme shume te mira per Interin deri ne kete moment sepse nuk ka pasur asnje diskutim ndermjet klubit dhe lojtarit.”

“Palet nuk kane diskutuar aspak per nje blerje te mundshme ne fund te sezonit e me te gjitha gjasat, nuk do te ndodhe keshtu.”

“Shifra eshte 13,8 milione euro, dhe per Interin do te ishin si nje dore nga qielli keto para nese Borussia do i paguante.”

“Por ka nje faktor qe po e ndalon kete operacion: Marco Rose. Tekniku ka qene ai qe e ka dashur lojtarin te Folhen, dhe ai sapo ka zyrtarizuar kalimin te Borussia Dortmund duke e lene te ardhmen e Lazaros ne nje pikepyetje te madhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.