Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,361 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje lojtar formacioni ka filluar te shqetesoje Inzaghin? “Nuk perjashtohet aspak qe tranjeri te kerkoje nje…”

Inter, nje lojtar formacioni ka filluar te shqetesoje Inzaghin? “Nuk perjashtohet aspak qe tranjeri te kerkoje nje…”
Inter Club Staff

Nje hapsire te rendesishme La Gazzetta dello Sport ja ka kushtuar edhe lojtari te krahut zikalter, Robin Gosens.

Sipas tyre, gjermani deri me tani e ka pasur shume te veshtire qe te gjeje formen e tij me te mire dhe ne Lecce do te jete titullar Dimarco.

“Gosens eshte shume prapa, ka nevoje per te vene shume minuta ne kembe dhe te gjeje ndjesite pozitive qe i mungojne pothuajse prej nje viti”.

“Ne Appiano me stafin e Inzaghit ai po punon shume fort dhe madje ne stervitjen e djeshme ka treguar vete se ka bere nje nga stervitjet me te forta ne karriere”.

“Nderkohe, tani jane ne program tre dite me dy stervitje ne dite: nje paradite dhe nje pasdite. Gosens nderkohe po stervietet edhe ne ditet boshe, qe eshte pushim”.

“Me pak fjale, ai vullnet ka. Por edhe kjo ka rreziqet e veta, duke pare se gjermani erdhi ne ditet e para te stervitjes shume ne forme, por u ndal menjehere sepse ishte shume i ngarkuar pikerisht nga kjo gje”.

“Ai demtim muskular i pesuar ne shtatorin 2021 e ka kushtezuar shume sezonin e kaluar dhe vazhdon ta beje edhe sot e kesaj dite”.

“Prandaj edhe Inzaghi po punon me te. Por nga ana tjeter, ka filluar te avancoje Dimarcon perpara qe ta kete gati ne rast nevoje. Pastaj, nuk perjashtohet aspak mundesia qe tranjeri me vone te kerkoje edhe nje perforcim qe ta kete si back up per gjermanin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.