Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje shitje e madhe eshte afer: “Conte ka thene se nuk behet fjale qe ai te luaje me me Interin.”

Inter, nje shitje e madhe eshte afer: “Conte ka thene se nuk behet fjale qe ai te luaje me me Interin.”
Inter Club Staff

Ne hyrje, te pakten per momentin, emrat qe po kerkohen jane ato te Kumbulla, Tonali dhe Edinson Cavani.

Por pa llogaritur levizjet e mundshme tek Interi nese Lautaro Martinez do te largohet normalisht.

Zikalterit jane shume te kujdesshem edhe ne raport me shitjet. Pas largimit te Mauro Icardit ne menyre perfundimtare, zikalterit tashme duhet te zgjedhin edhe ceshtje te tjera.

Njera prej tyre eshte ajo e Ivan Perisic. Kroati ka qene shume i qarte ne deshiren e tij per te qendruar tek Bayern Munich.

Nga ana e tij, klubi bavarez ka kerkuar dhe ka marre nga Interi me shume kohe per te negociuar nje blerje te tij por me nje cmim me te ulet.

Calciomercato.com ka folur per kete ceshtje dhe ka zbuluar edhe ultimatumin e Contes per drejtuesit zikalter:

“Ka pasur nje shtrengim duarsh nga larg ndermjet Interit dhe Bayern Munich per lojtarin.”

“Mbase nuk do te shitet per 20 milione euro, por nje marreveshje per me pak milione mund ta kemi.”

“Marreveshja mund te arrihet pa problem dhe per Interin do te ishte nje shitje e madhe per nga rendesia sepse zikalterit do te liroheshin edhe nga nje page shume e majme.”

“Ne momentin qe dolen zerat se Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic mund te riktheheshin tek Interi nese klubet respektive nuk do te benin oferta ne lartesine e vleres se kartonit.

“Conte ja ka bere te qarte Marottes dhe Ausilios: nuk behet fjale qe ai te luaje me me Interin.

“Kjo jo sepse ai ka dicka kunder tij, por gjithcka per nje arsye te thjeshte: nuk pershtatet absolutisht me skemat e tij dhe Conte nuk deshiron te humbase kohe me te tilla ceshtje.”

“Conte nuk e shikon dot Perisic si protagonist ne projektin e tij dhe ka dale ne kete perfundim kur veren qe kaloi ai i ka dhene atij disa mundesi per tu pershtatur me skemat e tij dhe perfundimi nuk ka qene i mire.”

Tashme te gjithe presin lajme nga bavria, lajme qe duhet te jene me force te mira sepse nese Bayern nuk e blen Perisic, Marotta do te kishte nje detyre te veshtire per te gjetur nje klub tjeter per kroatin.

Ai ka enderruar edhe nje kalim ne Premier League ne te kaluaren por asgje nuk eshte bere edhe pse Manchester United njehere ka qene shume afer tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.