Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Onana apo Handanovic ndaj Sassuolos? Corriere zbulon: “Nga burime prane Appianos behet me dije se…”

Inter, Onana apo Handanovic ndaj Sassuolos? Corriere zbulon: “Nga burime prane Appianos behet me dije se…”
Inter Club Staff

Onana duket se ka vene presion te forte mbi Handanovic. Sipas Corriere dello Sport, parakalimi i kamerunasit ndaj sllovenit pothuajse ka ndodhur.

“Edhe pse nuk eshte pranuar publikisht, duke qene se Inzaghi ka thene se do vendose ndeshje pas ndeshje, duket se dicka ka ndodhur kohet e fundit”.

“Deri me tani, njeri ka qene portieri i Champions dhe njeri ka qene portieri i Serie A. Por kjo pritet te marre fund”.

“Deri me tani, Handa ka luajtur 8 ndeshje dhe Onana vetem 3. Dhe bilanci peshon totalisht nga ky i fundit, me asnje gafe te dukshme”.

“Onana ka pesuar vetem 2 gola, ndaj Bayern Munich, pa asnje faj. Nderkohe, kunder Viktoria Plzen dhe Barcelona nuk ka pesuar asnje gol dhe madje ka luajtur shume mire”.

“Nuk ka bere bere mrekulli te medha, e madje ka gabuar dhe ndonje dalje, por pa pesuar ndonje gje ne dem te skuadres”.

“Por ai eshte shume me reaktiv se Handanovic, dhe jep nje siguri me te madhe per shoket e skuadres e kjo gje eshte pare dukshem”.

“Tani pyetja e madhe eshte kjo: neser Onana do te luaje kunder Sassuolos apo jo? Inzaghi ne kete moment, ka ndermend te lere sikur ka pasiguri deri ne fund fare, por ndjesia nga burime prane Appianos vjen sikur tashme Onana e ka bere parakalimin final ndaj sllovenit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.