Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ceshtja e Brozovic dhe zerat per tradhetine me Wanda Nara: “Diten e sotme eshte marre vesh se tre gazetare…”

Ceshtja e Brozovic dhe zerat per tradhetine me Wanda Nara: “Diten e sotme eshte marre vesh se tre gazetare…”
Inter Club Staff

Te gjithe e mbajne mend bujen qe beri perpara disa vitesh nje shkrim i nje reviste italiane qe tregonte per nje tradheti te Wanda Naras ndaj Icardit me Brozovic.

Nderkohe, ne ate kohe, Brozovic nuk dha ndonje deklarate publike por vuri ne pune avokatet e tij duke hedhur ne gjyq gazetaret.

Pikerisht diten e sotme, La Gazzetta dello Sport, ka treguar se si kjo ceshtje ka ardhur shume afer fundit.

Ata qe e kane pesuar ne fund kane qene gazetaret e revistes ne pronesi te Fabrizio Corones, qe do te duhen te paguajne Brozovic.

“Akuzat kane qene te ashpra dhe gazetaret mund te perfundonin edhe ne burg, por gjithcka do te mbyllet me nje pagese disa dhjetra mijera euro.”

“Keshtu, lojtari i Interit ka fituar gjyqin per keto zera qe ne ate kohe tronditen jo pak mediat roze ne Itali.”

“Brozovic ne kete ceshtje ka qene i mbrojtur nga avokati Danilo Buongiorno dhe ky i fundit do te kerkoje qe te gjitha parate per demin qe i eshte bere imazhit te paguhen te gjitha nje me nje.”

“Nje nder pikat ku Brozovic ka kerkuar kete demshperblim eshte edhe te fakti se keto zera kane ndikuar negativisht edhe ne grupin e lojtareve duke qene se ne ate kohe flitej per raporte seksuale te Brozovic me Wanda Nara, gruaja e kapitenit te tij ne ate kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.