Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,168 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Historia tragjike e jetes se Cancelo: Ja pse shkruan ne cdo postim “Mami me beko”!

Historia tragjike e jetes se Cancelo: Ja pse shkruan ne cdo postim “Mami me beko”!
Inter Club Staff

Joao Cancelo po tregon vlerat e tij ne fushe me Interin kete sezon aq shume sa ka bere nje tifozeri te tere te dashurohet me te.

Por ajo qe e ben akoma me te lartesuar karrieren e Cancelos deri me tani eshte veshtiresia te cilen ai ka hasur rruges dhe fakti qe ka arritur te arrije keto nivele pavarsisht pengesave jo te vogla dhe teper te dhimbshme.

Lojtari i ri portugez ka pesuar nje tragjedi vetem pese vite me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec.

Ishte data 5 Janar 2013 dhe ne ate kohe lojtari luante tek Benfica B por gjithashtu fillloi te grumbullohej disa here me skuadren e pare.

Cdo gje dukej se po shkonte per mrekulli deri kur jeta vendosi te bente nje shaka teper te hidhur me te.

Mamaja e tij perfshihet ne nje aksident automobilistik dhe humbet jeten. Ne te njejten makine ishte edhe Cancelo, por qe shpetoi me vetem disa demtime te vogla. 

Cancelos ne ate kohe ju desh goxha kohe te merte veten nga kjo tragjedi sepse nuk mund te jete e lehte per nje djalosh 19 vjecar te shikoje nenen e tij teksa humbiste jeten e sidomos duke qene ne nje makine bashke.

Por me force dhe vullnet ai arriti ta kalonte kete tragjedi dhe kalimi tek Valencia i dha mundesine te fillonte nje jete te re larg Portugalise ku ne ate kohe kishte vetem kujtime te trishta.

Kjo eshte arsyeja se pse Cancelo pothuajse ne cdo foto te tijen ne rrjete sociale shkruan poshte tek caption: #MommyBlessMe qe ne shqip do te thote “Mami me beko”.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Ne te gjitha intervistat e tij ne karriere Cancelo gjithmone falenderon mamane e tij dhe nuk e harron kurre.

Madje edhe numri 7 qe ka mare tek Interi ka te beje pikerisht me kete: eshte ditelindja e mamase se tij.

E me ne fund, numri 7 qe eshte konsideruar nje numer tersi per vite me radhe tek Interi tashme mund te mos quhet me i tille pas ardhjes se Cancelos! 

Image may contain: 1 person, playing a sport and text

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.