Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, per te mos i besuar syve ajo qe po ndodh me Lukaku: “Qe prej vitit 2017 ai nuk ka…”

Inter, per te mos i besuar syve ajo qe po ndodh me Lukaku: “Qe prej vitit 2017 ai nuk ka…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku eshte shume gjera per Interin dhe per Kombetaren e tij, e kjo nuk zbulohet natyrisht sot.

La Gazzetta dello Sport eshte ndalur diten e sotme te nje kapacitet i vecante i lojtarit, dhe qe ben pjese ne arsenalin e tij te karakteristikave.

Ai nder te tjera, eshte nje gjuajtes penalltish shume i mire. Kjo sepse lojtari qe prej gushtit te 2017, sa here ka goditur nje penallti, ka shenuar gjithmone.

“Ne 18 goditje ka shenuar 18 gola. Por le te futemi me ne thellesi dhe te kuptojme se cfare gjeje fantastike po ndodh te Romelu”, shkruan e perditshmja italiane.

“Ai i ngulit syte te topi, zgjat hapin e fundit me kemben e djathte dhe sapo gjuan, ngre shikimin tek portieri: pikerisht si nje duel western.”

“I mjafton 1 te 100 e sekondave dhe historia perfundon keq per porterin. Nese ai shkon te pika e bardhe, topi perfundon brenda gjithmone.”

“Nese portieri qendron ne vend nderkohe, e ka te pamundur qe ta kape topin qe shkon ne cep. Teknika e Lukakut eshte me te vertete origjinale.”

“Natyrisht qe kjo karakteristike eshte edhe ne favor te Interit dhe te Contes qe e njohin mire lojtarin e tyre.”

“Zikalterit kane perfituar shume here kete sezon nga ftohtesia e tij perpara portes kur eshte nga pika e bardhe.”

“Big Rom deri me tani te pika e penalltise eshte nje siguri me vete, por gjithesesi, duhet theksuar se ai eshte nje siguri ne cdo manover te sulmit te Interit.”

“Per te arritur te gjuajtja e penalltive me kete siguri kaq te madhe, Lukaku ka punuar fort.”

“Ai ka kerkuar qe te permiresoje kete aspekt po ashtu si te gjithe aspektet e tjera te lojes se tij.”

“Ka punuar shume mbi menyren se si duhet ti gjuaje por edhe mbi psikologjine e personit qe ka perballe kur gjuan nje penallti.”

“Per te qene i sigurt ai ka nxjere jashte ftohtesine e tij. Shpesh here ne Appiano Gentile stervitet ekstra me penallti kunder Padelli dhe Radu.”

“Per nje gabim ne 2017, ne ndeshjen United-Leicester, Mourinho i hoqi rolin e gjuajtesit te penalltive dhe vendosi qe ato ti gjuante Martial ose Pogba.”

“Qe nga aty ka filluar krisja e madhe me United deri sa erdhi edhe transferimi tek Interi.”

“Ne sezonin e kaluar penalltite ai i ndante me Lautaron, por argjentinasi ka gabuar me Bolognen dhe qe atehere Big Rom i gjuan vete.”

“Tek Interi ka shenuar 14 here ne 14 gjuajtje: 11 ne Serie A, 2 ne Europa League dhe nje ne Kupen e Italise kunder Milanit.”

“Eshte i dyti ne historine e Interit me Boninsegna i cili eshte i pari me 19 gola rresht me penallti, qe prej 1970 deri ne 1973.”

“Nderkohe, ne Europe, ai eshte i pari aktualisht me 18 penallti te shenuara rresht nese llogarisim edhe ato me Belgjiken.”

“Ai ndiqet nga Salah me 15 penallti radhazi.”

E perditshmja italiane shpjegon edhe se si sulmuesi zikalter i ndan goditjet e tij te penalltive.

“Ai i ndan ato, gjuan sa ne te majte e sa ne te djathte, por preferon ti godase tokas.”

“Vetem nje here ka goditur fort dhe lart dhe ka kapur traversen. Por ka shenuar edhe golin ndaj Milanit ne Tim Cup, pas asaj koke me koke me Ibren.”

“Ate nate edhe ai nuk i duroi dot provokimet. Por ate penallti e ka gjuajtur me te gjithe forcen qe kishte ne trup.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.