Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FCIN1908.it zbulon: “Inter merr vendimin e rendesishem per diamantin e Primaveres: Oristanio do te…”

FCIN1908.it zbulon: “Inter merr vendimin e rendesishem per diamantin e Primaveres: Oristanio do te…”
Inter Club Staff

Inter nuk ka dyshime: ne Primaveren e saj ka nje diamant te rralle dhe qe duhet trajtuar shume me kujdes.

Nje talent qe duhet pritur dhe kultivuar, por qe gezon nje vlere te madhe qe ne kete moment qe po flasim.

Po flasim per Gaetano Oristanio, lojtar i lindur ne 2002, dhe me origjine nga Campania. Pergjegjesit e moshave te Interit nuk kane dyshime: lojtari do te behet i madh.

Por sipas tyre, me pare eshte e nevojshme qe te punohet fort mbi te dhe mbi te gjitha, te punohet me fizikun e tij dhe maturimin muskular.”

Oristanio e ka shume te veshtire qe te luaje 90 minuta me intensitet te larte dhe kjo eshte nje nga mangesite qe ka dhe qe po mundohet ta kaloje.

Eshte vetem ceshtje kohe, sepse djaloshi do te filloje shume shpejt te arrije maturimin e duhur edhe ne kete gje.

Por Oristanio qe kete vere nuk kane munguar kerkesat, kur ka qene Pescara qe shpesh here e ka kerkuar por Interi nuk ka pranuar qe te nise nje tratative per arsye te ndryshme.

Nderkohe, sipas asaj qe zbulon sot Fcinter1908, ne klubin zikalter duket se kane marre nje vendim te rendesishem per lojtarin.

“Interi ka vendosur qe te rinovoje kontraten e tij duke i dhene nje rroge te kenaqshme dhe marreveshja eshte arritur me agjentin e lojtarit tashme.”

“Marreveshje e arritur dhe rinovimi eshte ne xhep, nderkohe Oristanio nga ana tjeter eshte lidhur me shume me ngjyrat zikalter.”

“Kontrata nuk do te behet zyrtare deri ne fund te sezonit, por eshte ne kasaforten e Interit.”

“Zikalterit besojne shume tek talenti qe nga ana tjeter sapo eshte sheruar nga Covid19 qe e la disa jave fushes se lojes.”

“Interi ka parashikuar per Oristanio nje te ardhme komplet te kundert me ate te Zaniolo, dhe pse jo, nje te ardhme ne skuadren e Contes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.