Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

447 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, perplasje e forte e Marottes me drejtuesin e larte te Fiorentines: “Klubi zikalter gati per nje padi? Ja detajet.”

Inter, perplasje e forte e Marottes me drejtuesin e larte te Fiorentines: “Klubi zikalter gati per nje padi? Ja detajet.”
Inter Club Staff

Me sa duket, diten e djeshme ne asamblene e Liges Italiane, ka pasur nje perplasje te forte ndermjet Beppe Marottes dhe nje drejtues te larte te Fiorentines.

Behet fjale per Joe Barone, i cili ne te kaluaren ka folur shume ashper ne lidhje me Interin dhe ka ngritur akuza shume te renda.

Nderkohe, diten e sotme Corriere della Sera, tregon gjithcka qe ka ndodhur diten e djeshme duke zbuluar edhe menovren e radhes te Interit.

“Perplasje e forte ndermjet Beppe Marottes dhe Joe Barone. Drejtuesi i Interit dhe drejtuesi i Fiorentines jan perballur fort verbalisht.”

“Me sa duket gjithcka ka filluar te fjalet e Joe Barone i cili ka prekur temen e rrogave te mos paguara ne kohe sezonin e kaluar.”

“Ai ka treguar se Fiorentina eshte shume kunder faktit se rrogat nga ana e Interit dhe disa klubeve te tjera nuk jane paguar ne kohe.”

Fjalet e tij kane qene keto: ‘Ketu ka klube qe nuk kane respektuar pagesen e rrogave ne kohe dhe me parate e kursyera nga kjo kane bere merkato’ duke akuzuar keshtu Marotten dhe Interin.

“Nderkohe, menjehere ka ardhur pergjigja e Marottes duke ju kthyer ashper Barones: “Te jete hera e fundit qe ngre gisht mbi Interin. Jemi ne rregull me cdo rregullore te Federate”.

Gjithashtu behet me dije se Inter ka bere gati edhe nje padi ndaj drejtuesit te Fiorentines te prokuroria federale per kete ceshtje dhe akuzat e tij te pabaza.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.