Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ‘plas’ sherri me kombetaren e Belgjikes? “Me sa duket ata po kerkojne qe Lukaku…”

Inter, ‘plas’ sherri me kombetaren e Belgjikes? “Me sa duket ata po kerkojne qe Lukaku…”
Inter Club Staff

Nuk do te jete Lukaku ne sfiden kunder Real Madrid. Ose me sakte, do te jete vetem nese ndodh ndonje mrekulli.

Por e perditshmja italiane TuttoSport tregon sot te rejat e fundit rreth demtimit te belgut, por edhe per nje ceshtje serioze te Interit me kombetaren e Belgjikes.

Ne kete moment qe po flasim, rikthimi i Lukaku nuk eshte i sigurt as per ndeshjen ndaj Atalantes, nje tjeter ndeshje e rendesishme per Interin.

Lojtari zikalter vjen nga nje problem muskular ne kofshen e majte dhe duhet ruajtur me kujdes qe te rekuperohet ne 100% te formes se tij.

Me sa duket demtimi ka ardhur per shkak te mbingarkeses, ku ai ka luajtur gjithmonesi tek Interi por edhe te Kombetarja.

Nderkoje, pikerisht e njejta situate e pret edhe pas ndeshjes me Atalanten lojtarin, ku kombetarja e Belgjikes deshiron ta kete ne dispozicion kunder Zvicres ne miqesoren e 11 nentorit dhe me pas kunder Anglise dhe Danimarkes ne ndeshjet zyrtare te 15 dhe 18 nentorit.

Klubi zikalter nuk deshiron ta lere lojtarin te largohet nga Pinetina dhe deshiron ta rekuperoje ne menyren me te mire te mundshme, por pikerisht kjo eshte molla e sherrit ndermjet klubit dhe kombetares.

Belgjika e deshiron me patjeter dhe duke qene se ndeshjet jane zyrtare, i takon Belgjikes per te thene fjalen e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.