Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po afrohet shitja e madhe? “Conte ka vendosur se kush eshte lojtari qe mund te sakrifikohet me merkato.”

Inter, po afrohet shitja e madhe? “Conte ka vendosur se kush eshte lojtari qe mund te sakrifikohet me merkato.”
Inter Club Staff

Interi ka plane te medha per sa i perket merkatos, por qe te sillen ne Milano emra te rendesishem do te jete nevoja te kete nje shitje te rendesishme.

Parate mund te vijne pikerisht nga Lautaro Martinez, i cili kerkohet gjithmone e me shume nga Barcelona, por qe nuk ka arritur dot te paguaje klauzolen prej 111 milione eurosh per te.

Sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, Antonio Conte ka ndermend dicka tjeter ne fakt per sa i perket shitjes se tij.

“Deri me tani ka qene perfolur shume se rendimenti i ulet i Lautaros ka pasur te beje me zerat e merkatos per Barcelonen.”

“Ka shume mundesi qe argjentinasi e kishte imagjinuar veten nje lojtar te Barcelones perpara perfundimit te klauzoles, por nuk ka ndodhur aspak keshtu.”

“Nderkohe, 7 korriku ka kaluar dhe ne keto dite presidenti i Barcelones, Bartomeu ka shtyre gjithcka per fundin e sezonit, pasi te jene mbyllur kampionatet.”

“Me mire keshtu, sepse Lautaro duhet te gjeje paqen e nevojshme per te pasur perqendrimin e duhur tek Interi e te jape maksimumin per klubin zikalter.”

“Me pas do te vije momenti per vendimet. Gjithesesi, duhet pasur kujdes: kjo sepse Conte i ka bere te qarte Interit qe nese do te varej nga ai, do te mbante Lautaro Martinez e do te shiste menjehere Milan Skriniar.

“Ky i fundit sipas lajmeve qe po qarkullojne keto dite, eshte kthyer nga nje i paprekshem i skuadres ne nje lojtar te sakrifikueshem ne merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.