TS zbulon: “Inter, ki kujdes: Juventus futet ne gare per te rrembyer objektivin e rendesishem ne sulm.”
Nuk eshte vetem Interi qe po kerkon me ngulm lojtarin e Romes, Edin Dzeko, por me sa duket ne gare per te eshte futur edhe Juventusi.
Boshnjaku mund te largohet nga Roma edhe per shkak te nevojes se skuadres kryeqytetase per te fituar para ne mungese te kualifikimit ne Champions League.
Kete gje e tregon diten e sotme media torineze Tuttosport, e cila njihet si nje gazete shume afer ambjentit te Juventusit.
Sipas tyre, pas Edin Dzeko eshte futur ne gare seriozisht Paratici qe i ka hapur nje sfide Marottes per boshnjakun qe Marotta deshiron t’ja dhuroje Contes.
“Edin Dzeko shihet nga Juventusi si partneri ideal i Ronaldos por edhe i Paolo Dybala per shkak te fizikut te tij.”
“Eksperienca nuk i mungon aspak por edhe teknika shume me e larte se normalja e ben ate perfekt per dialogun me dy sulmuesit aktual te Juventusit.”
“Fakti se eshte 34 vjec nuk duhet te jete nje problem, sepse ai nuk do te kishte nje rol titullari ne Torrino.”
“Por mund te jete nje motivim i mire per te fakti se do te vinte te nje klub qe lufton per trofe”, shpjegon Tuttosport e cila ne fund te shkrimit te saj thote se shanset e transferimit te Interi apo te Juventusi jane 50% me 50%.”