Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,578 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po me Correa cfare do te behet? “Me sa duket Inter ka marre nje vendim edhe per te: do tentohet te…”

Inter, po me Correa cfare do te behet? “Me sa duket Inter ka marre nje vendim edhe per te: do tentohet te…”
Inter Club Staff

Endrra e madhe e Interit eshte ajo qe te marre ne Milano edhe Dybala por te riktheje ne shtepi edhe Romelu Lukaku.

Te dy ata per te luajtur bashke me Lautaron dhe per ti dhuruar Simone Inzaghit nje nga repartet me te forta te sulmit ne Europe.

Por nderkohe qe emrat qe perfliten jane keto, Joaquin Correa nuk permendet pothuajse kurre si nje alternative e vlefshme e Interit te sezonit te ardhshem.

Normalisht qe nese Lukaku dhe Dybala do te vinin, Correa do te ishte pas tyre ne hirarkine e sulmit dhe normalisht edhe pas Lautaros.

Por nese Inter do te kishte mundesi, do e shiste Correan ne kete merkato. Kjo behet e pamundur per shkak te mungeses se bleresve dhe investimit qe ka bere Interi sezonin e shkuar: 30 milione per kartonin e tij.

Keshtu, zikalterit nuk duan te futen ne nje gare kunder kohes dhe kane marre nje vendim per Correa: do te qendroje ne Milano nese nuk vjen asnje oferte.

Ai do e nise sezonin me skuadren dhe te gjithe shpresojne qe ai te beje nje sezon te mire dhe te bjere ne sy per tu shitur me pas veren tjeter duke shpresuar edhe te Boterori ne Katar.

Per momentin, Inter ka “ngecur” me Correan ne skuader sepse shitja e tij nuk eshte aspak e lehte dhe pesha ne bilanc eshte me shume se 20 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.