Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po sikur ne janar te rikthehet Rafinha? Ja ideja e cmendur qe ben tifozet te enderrojne

Inter, po sikur ne janar te rikthehet Rafinha? Ja ideja e cmendur qe ben tifozet te enderrojne
Inter Club Staff

Duhet pranuar qe ne fillim qe Interi ka kerkuar nje regjist ne vere por nuk arriti ta gjeje. 

Eshte kjo mangesia e merkatos se shkelqyer te Piero Ausilios kete vere.

Por nderkohe qe tek Interi po bejne llogarite se kush do te luaje ne kete pozicion, njerezit e merkatos po bejne edhe llogarite se kush mund te vije nga merkato e janarit edhe pse shume do te varet nese Interi do arrije te kaloje apo jo grupet e Champions League dhe ne cfare pozicioni do te renditet ne grup.

Ashtu si tregon edhe historia, merkato e janarit zakonisht eshte merkato e “rregullimeve” dhe Spalletti duket qarte se cfare do te kerkoje qe ne kete moment edhe pse jemi 4 muaj larg.

Per shembull, veren e kaluar erdhi Lisandro Lopez ne mbrojtje sepse nuk kishte alternativa dhe ishte nje pozicion i zbuluar tek skuadra e Interit dhe me pas erdhi Rafinha sepse tek zikalterit mungonte nje trekuartist. Ai erdhi ne huazim nga Barcelona ne janarin e shkuar per tu larguar me pas ne qershor.

Keto dy blerje tregojne se si Ausilio bleu lojtare qe u pa se i mungonin tranjerit ne muajt e pare te sezonit te kaluar dhe e njejta gje pritet te ndodhe edhe kete sezon ne janar.

E keshtu, tek Interi mungon nje mesfushor – qe me perjashtim te ringjalljes se Joao Mario – qe klubi zikalter do te tentoje ta gjeje ne merkaton e janarit e njeriu perfekt mund te jete pikerisht Rafinha.

Zikalterit mund te bejne nje tentative ne janar dhe cmimi i brazilianit ka rene edhe me shume duke pare se ne vere ai nuk levizi dhe oferta e vetme ishte nga Betis ne Spanje te cilen Barca e refuzoi sepse Betis e donte ne huazim te thjeshte.

Per momentin eshte vetem nje ide por nese kthehet ne dicka konkrete kjo gje do te kalonte ne ekstaze tifozet zikalter duke pare lidhjen e forte te tyre me Rafinhen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.