Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po sikur te kete te drejte Arturo Vidal?

Inter, po sikur te kete te drejte Arturo Vidal?
Inter Club Staff

Bayer Leverkusen, Juventus, Bayern Monaco, Barcellona dhe tani Interi.

Curriculumi i Arturo Vidal eshte per tu respektuar i gjithi dhe per kete motiv, Conte ka insistuar shume qe ta kishte ne Milano.

Tekniku e njeh shume mire ate qe mund te jape kiliani dhe per kete arsue, rikthimi i tij ne Itali ka ndodhur prej deshires se teknikut.

Por ky rikthim ne Itali nuk ka ndodhur ne menyren me te madhe te mundshme, duke qene se Vidal ka qene poshte pritshmerive tek Interi, por ndeshjet e fundit te bejne te shpresosh shume.

Nderkohe, ka qene pikerisht ai qe ka qetesuar te gjithe tifozet pas ndeshjes me Romen: “Sapo te shenoj nje dhe me pas bej edhe 10 te tjera”, tha ai menjehere pas atij rasti te humbur me ta.

Nderkohe, pas atij goli te shenuar ne Kupen e Italise kunder fiorentines, ka ardhur edhe goli qe ka zhbllokuar sfiden kunder ish-skuadres se tij.

GOLA – Kontributi i Vidal te porta kundershtarve me Interin nuk ka munguar asnjehere: ne te gjithe sezonet qe ai ka luajtur, ka shenuar mjaft gola.

Tani ka arritur shifren 2 me Interin, por precedentet te bejne te shpresosh shume.

E Conte kete gje e di, sepse depertimet e tij mund te jene me te vertete vdekjeprurese per kundershatret.

21 gola ne 144 ndeshje me Bayer Leverkusen, 48 gola ne 177 ndeshje me Juventusin, 22 gola ne 124 ndeshje me Bayern Munich, 11 gola ne 96 ndeshje me Barcelonen.

Duke pare te kaluaren e tij, tekniku zikalter mund te fleje me endrra te qeta.

PERSONALITETI – Agresiviteti, leadershipi dhe personaliteti i forte jane te dhena qe tregojne menyren se si luan Vidal.

Kiliani nuk eshte nje lojtar qe e terheq kemben, dihet kjo gje dhe Interi madje e ka pesuar nga kjo disa here.

Deri me tani, deshira e tij e madhe ka sjelle me shume keqardhje se sa gezime, sepse ne syte e tifozeve jane akoma penalltite e shkaktuar dhe ai karton i kuq ne Champions League.

Por eshte shume e vertete qe goli me Juventusin mund te jete per te permbysja totale e sezonit.

Vidal jeton per ato ndeshje, te mbushura plot me tension. Arturo eshte keshtu: ose merre ose lere. Por tani tifozet e Interit duan te kalojne te kasa dhe te marrin benefitet e ardhjes se tij.

Nderkohe, po sikur te kete te drejte Vidal? Qe pas golit te pare te vine 10 te tjere. Interistat mezi po presin te jete keshtu! 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.