Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po Superkupa e Italise ndaj Juventusit kur do te luhet? “Sipas informacioneve te para, ajo…”

Inter, po Superkupa e Italise ndaj Juventusit kur do te luhet? “Sipas informacioneve te para, ajo…”
Inter Club Staff

Inter diten e djeshme eshte kurorezuar Kampione e Italise per here te 19 ne San Siro ne nje feste te vertete.

Zikalterit jane rikthyer keshtu si fitues te Skudetos pas plot 11 vitesh mungese, kur per here te fundit e kishin fituar me ne krye Jose Mourinhon ne 2010.

Gjithesesi, edhe pse Interi sapo eshte shpallur Kampione e Italise diten e djeshme, tashme syte jane menjehere te trofeu i radhes.

Me fitimin e Skudetos, Interi do te jete menjehere ne gare per Superkupen e Italise qe do te luhet ndaj Juventusit.

Per kete gje ka folur sot La Gazzetta dello Sport e cila ka zbuluar disa detaje rreth kesaj ndeshje dhe kohes kur pritet te luhet.

“Eshte gjithmone Inter-Juventus. Pasi Interi ka ndalur nje mbreterim te zgjatur plot 9 vite me radhe e duke e bere Juventusin ish-kampione tashme, Superkupen do e luajne pikerisht ndaj tyre.”

“Kjo superkupe do te luhet ne Riad, dhe me te gjitha gjasat do te luhet ne muajin janar”. Kete e tregon sot La Gazzetta dello Sport e cila vazhdon edhe me tej.

“Riad eshte kryeqyteti i Arabise Saudite dhe ne kete qytet eshte luajtur edhe me pare nje finale tjeter: ajo e 2019 ndermjet Juventusit dhe Lazios.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.