Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter po tenton gjithcka per gjigandin e Genk? “Eshte emri me i ri per sulmin: ja sa milione euro kushton ai.”

Inter Club Staff

Paul Onuachu eshte nje nga emrat qe po perflitet me shume keto kohe ne futbollin europian (si talent).

Ai ka nje fizik shume te rendesishem: eshte mbi dy metra dhe ka nje nuhatje te pabesueshme per gol.

Sulmuesi nigerian po ben shume mire te Genk dhe emri i tij ka perfunduar ne shenjestren e shume klubeve europiane.

Nder keto eshte dhe Interi, qe prej kohesh po kerkon nje sulmues te forte fizikisht per ta afruar ne skuader.

Natyrisht qe konkurenca nuk mungona aspak, me anglezet Tottengam dhe West Ham ne vend te pare por edhe Atletico Madrid eshte ne gare per te prej kohesh,

Lojtari ka lindur ne vitin 1994 dhe per kete gjigand duket se ka ardhur me te vertete momenti i kapercimit te madh.

Ai ka arritur ne Europe ne vitin 2012 fale nje burse studimi por Onuachu ne ate kohe u mor ne skuader nga danezet e Midtjylland.

Ketu ka filluar edhe rrugetimi i tij dhe me pas eshte vleresuar me kujdes si sulmues per aftesite e tij per te shenuar gol.

Ne shtate sezone ne Danimarke luan 181 here dhe shenon plot 74 here. Ndeshjet e tij ndezin interesimin e Genk te cilet ne veren e 2019 e marrin lojtarin ne Belgjike per 5 milione euro.

Te Genk ai luan shume mire dhe ne sezonin e pare shenon 10 gola ne 28 ndeshje. Lojtari nderkohe behet protagonist absolut ne sezonin e kaluar, kur shenon 33 gola ne nje sezon te vetem dhe merr titullin e golashenuesit me te mire.

Ai ka pasur nje mesatare realizative me pothuajse nej gol per ndeshje, mesatare qe vazhdon ta kete edhe ne keto ndeshje te para te 2021-2022.

Lojtari ka nje kontrate me Genk deri ne 2024. Onuachu eshte gati qe te beje kapercimin e madh ne nje kampionat me kompetitiv.

Klubi belg shpreson qe per te te filloje nje ankand nderkomebtar dhe pretendon 25 milione euro, shifer kjo qe eshte goxha e larte.

Gjithesesi, nese Onuachu do te vazhdoje te shenoje kaq shume, nuk eshte aspak cudi qe ai te shitet per nje shifer te ngjashme.

Inter po e ndjek me shume kujdes. Ai mund te jete zevendesi perfekt i Edin Dzeko por shume do te varet edhe nga cmimi.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.