Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, po vjen edhe nje plusvalence tjeter e madhe? “Ja sa mund te perfitohet nga shitja e Vecinos.”

Inter, po vjen edhe nje plusvalence tjeter e madhe? “Ja sa mund te perfitohet nga shitja e Vecinos.”
Inter Club Staff

Pas shitjes perfundimtare te Mauro Icardit tek Paris Saint Germain, Interi mund te vere ne bilanc keshtu nje plusvalence tjeter te madhe. 

Kandidati numer nje qe te largohet nga Milano tani eshte Matias Vecino, qe ne te kaluaren ka qene shume afer largimit.

Ai pritet te largohet mbi te gjitha per ti lene vendin Sandro Tonalit, nje objektiv i deklaruar i Interit prej kohesh tashme.

Keshtu shkruan Tuttosport e cila tregon: “Interi deshiron te shese uruguajanin sepse ai mund te sjelle ne shtepi nje plusvalence te madhe menjehere pas Icardit.”

“Mbase bashke me Vecinon, nje plusvalence do e sjelle edhe Perisic, por keta te tre jane dizenjuar qe ne fillim nga Interi si lojtare qe mund te sjellin plusvalence dhe qe jane ne merkato.”

“Vecino, ne fakt, eshte blere per 25 milione euro nga Fiorentina ne veren e 2017, tani peshon ne bilanc vetem 10 milione dhe Interi e vlereson 20-25 milione.”

“Ai eshte ne pritje nese mund te dale ndonje rast per tu transferuar ne ndonje klub italian, por deri me tani ka pasur interes nga jashte Serie A.”

“Valencia ne ditet e kaluara ka bere nje kontakt te pare. Everton e kerkon prej kohesh (Ancelotti ama shikon Allan si zgjedhje te pare), por ne oret e fundit edhe Arsenal po e kerkon ate dhe zikalterit jane te interesuar gjithashtu per disa lojtare te Topcinjve.”

“Prandaj me ta mund te hapet pse jo nje kanal komunikimi ne ditet e ardhshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.