Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter pret nje oferte per Guarin. Alvarez do te rinovoje ndersa Cambiasso…

Inter pret nje oferte per Guarin. Alvarez do te rinovoje ndersa Cambiasso…
Ardi Deda

Merkato e Interit eshte ne zhvillim e siper. Thohir, Ausilio dhe Mazzarri bisedojne vazhdimisht me njeri-tjetrin per te rene dakord per profilet e duhura qe do ti bashkohen grupit ne Appiano. Ne kete drejtim, po mendohet dhe per administrimin e burimeve te brendshme: Alvarez, Guarin dhe Cambiasso.

Per te parin, pritet qe agjenti i tij, Simonian te vij ne Itali me 21 maj. Nga agjenti i lojtarit perceptohet optimizem per rinovimin e kontrates qe per momentin mbaron ne 2016.

Ngerci Guarin: kolumbiani eshte duke perjetuar nje periudhe jo te thjeshte. Mazzarri duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur me Hernanes dhe Kovacic ndersa Fredy ka qendruar ne pankine kohet e fundit. Ndjesia eshte se Inter dhe Guarin mund te ndahen dhe klubi zikalter eshte duke pritur nje oferte te mire per ta vleresuar qetesisht dhe me pas ta lere lojtarin te largohet.

Cambiasso: mesfushori argjentinas ka perdorur fjale pikante me rastin e festes se organizuar nga Curva Nord per te pershendetur Samuel, Zanetti dhe Milito. Pasi u shfaq ne menyre te papritur ne skene, Cambiasso ka thene: “nuk di te them asgje mbi te ardhmen, per momentin jeni ju te vetmit qe me kerkoni qe te qendroj ketu” duke iu drejtuar tifozeve te pranishem. Erick Thohir eshte duke vleresuar situaten e lojtarit. Presidenti indonezian nuk kerkon te kaloje limitin duke pasur me shume se kater lojtare me moshen me te larte se 30 vjec ne organike.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.