Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,169 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Te dhenat qe ndihmojne Mazzarrin: sulmi dhe mbrojtja me e mire qe pas vitit 2010. Per here te pare…

Te dhenat qe ndihmojne Mazzarrin: sulmi dhe mbrojtja me e mire qe pas vitit 2010. Per here te pare…
Ardi Deda

Nuk e ka fituar zemren e te gjithe interisteve. Perkundrazi, per te thene te verteten, e ka te veshtire te fitoje vleresimin e te gjitheve. Walter Mazzarri perballet me kritikat e nje ambienti qe nodshta priste te mblidhte ndonje frut me shume nga puna e teknikut. Pavaresisht se atmosfera qe qarkullon ne disa pjese te tifozerise nuk eshte e kendshme, kemi disa te dhena qe i buzeqeshin trajnerit. Marrim ne konsiderate stastikat qe vijne nga momenti kur Mourinho u largua e deri me sot.

Per here te pare pas Tripletes, Inter nuk humbet pozicione ne klasifikim. Kishte ndodhur ne nje menyre progresive nga lamtumira e Mourinho e me tej, me nje pozicion te dyte ne sezonin 2010/2011, me pas me nje vend te gjashte ne 2011/2012 dhe me nje vend te nente ne 2012/2013. Me Mazzarrin ka ardhur me ne fund nje shenje e vogel rimekebjeje pas asaj zbritje progresive.

Jo vetem kaq, por kemi akoma te dhena inkurajuese per tu marre ne konsiderate. Qe nga kohet e Tripletes inter nuk paraqiste nje mbrojte me te kujdesshme se kjo: 42 gola te pesuar ne 2010, 55 ne 2011, 57 ne 2012 dhe 37 kete vit, me nje ndeshje akoma per tu luajtur.

Indikacione te mira edhe per sa i perket golave te shenuar. Ne 2010 zikaltrit kane bere me mire me 69 gola te shenuar. Ndiqet me pas me 58 gola te shenuar ne vitin 2011, 55 ne vitin 2012 ndersa ket vit me 61 gola te shenuar, me nje ndeshje per tu luajtur. Kunder nje Chievo qe ka shpetuar, statistikat mund te behen me pozitive.

Me shume mundesi, do te jene keto statistika, me te cilat Mazzarri do te prezantohet ne konferencen per shtyp per te analizuar sezonin e tij te pare zikalter.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.