Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Samuel Eto’o zbulon: “Tek Interi eshte nje lojtar qe me cmend: nuk eshte nje sulmues, por nje mbrojtes qe…”

Inter, Samuel Eto’o zbulon: “Tek Interi eshte nje lojtar qe me cmend: nuk eshte nje sulmues, por nje mbrojtes qe…”
Inter Club Staff

Samuel Eto’o, ish-sulmues i Interit, ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport ne prag te finales se Kupes se Italise qe luhet sot.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Komplimenta per finalen. Por finalet nuk luhen, por fitohen. Rezultati do te beje diferencen. Duhet te jene te pergatitur te gjithe dhe lojtaret e Interit do te jene.”

“Atyre i them paci fat. Dy Kupa Italie te fituara? I kujtoj me perpikmeri te gjitha. Dopieten ndaj Palermos ne 2011 dhe fitoren ne Rome me golin e Militos me Moun ne pankine.”

“Per Jose ishim te gjithe luftetare. E ke pare? Viti i pare me Romen dhe direkt ne finale. Ai eshte keshtu.”

Inter dhe Milano ne zemer?

“Ky eshte qyteti im. I kam dhene shume dhe me ka dhene shume mua dhe familjes. Ata jetojne ende ketu. Eshte gjithmone nje kenaqesi te kthehemi ketu.”

Lojtari i Interit qe te emocionon me shume? “Tek Interi eshte nje lojtar qe me cmend: nuk eshte nje sulmues, por nje mbrojtes qe luan ne menyre emocionuese. Eshte Bastoni, mamma mia cfare karakteri qe ka.”

Dybala tek Inter?

“Une e them se te gjithe lojtaret e rendesishem heret ose vone duhet te luajne per Interin. Per mua Dybala eshte i rendesishem…”

Perisic?

“Kete mentalitet qe ai ka, e shoh si thelbesore per te luajtur tek Interi. Vendoset ne dispozicion te skuadres ne menyre perfekte.”

“Per kete i them bravo Perisic, eshte nje krenari te shoh nje lojtar si ai tek Inter.”

Lautaro dhe Vlahovic?

“Me lini te flas per lojtaret e skuadres time. Lautaro ka bere gjera te medha per Interin dhe shpresoj ta beje kete gje edhe ne te ardhmen.”

“I uroj nje karriere te madhe, pa demtime dhe ketu te ne. Ne finale do te na jape alegri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.