Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sezoni i ri do te gjeje edhe Icardin kundershtar ne Serie A? “Mund te transferohet menjehere te…”

Inter, sezoni i ri do te gjeje edhe Icardin kundershtar ne Serie A? “Mund te transferohet menjehere te…”
Inter Club Staff

Monza e ka nisur sezonin e saj me nje sukses ne Kupen e Italise 3-2 ndaj Frosinones, por duket se entuziazmin e tyre e ka ngritur edhe me shume Adriano Galliani.

Vetem diten e djeshme ai ka deklaruar per Mauro Icardin se “Duhet te shohim ende, po presim sinjale te rendesishme”.

Keto kane qene fjalet e tij qe ne te vertete jane si nje hapje e rendesishme drejt ardhjes se lojtarit perseri ne Serie A.

Ai eshte jashte projektit te PSG dhe ne kete moment, duket shume i mundshem nje skenar ku ai vesh fanellen e Monzes.

“Ne kete moment qe po flasim, edhe per kompanite e basteve, Mauro Icardi te Monza eshte hipoteza me e mundshme”.

“Nje transferim te Monza kuotohet vetem me nje koeficent 2, qe tregon me se miri edhe sa shume shanse ka qe dicka e tille te realizohet”.

“Per Icardin do te ishte nje rikthim ne Serie A nga ku eshte larguar me shume polemika disa sezone me pare”.

“Ai perfundoi te PSG pasi u nxor jashte skuadre nga Inter pas nje sjellje aspak profesionale ne momentin qe ju hoq shiriti i kapitenit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.