Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,020 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Italia konfirmon gjithcka: “Pinamonti te Sasssuolo, gjithcka e bere: ja te gjitha shifrat e operacionit”.

Sport Italia konfirmon gjithcka: “Pinamonti te Sasssuolo, gjithcka e bere: ja te gjitha shifrat e operacionit”.
Inter Club Staff

Duket si dicka e pabesueshme por me sa duket me ne fund Inter ka arritur qe te gjeje nje skuader per te shitur Andrea Pinamontin.

Lojtari do te transferohet keshtu te skuadra e Sassuolos ne Itali qe sapo ka humbur Scamacca dhe Raspadori.

Ai do te transferohet ne Reggio Emilia keshtu, ne nje skuader qe eshte ne kerkim te nje njeriu te rendesishem perpara.

Nderkohe, Sport Italia diten e sotme, vetem pak minuta me pare, ka zbuluar edhe te gjitha shifrat e ketij operacioni.

“Sulmuesi i Interit qe ka mbetur edhe jashte nga miqesoret e ketij fillimi sezoni do te behet nje lojtar i Sassuolos diten e neserme”.

“Ai do te firmose nje kontrate kater vjecare me nje opsion per ta zgjatur kete kontrate edhe per nje vit me shume ne favor te Sassuolos”.

“Ne kontrate do te kete edhe nje klauzole per largimin e tij, por edhe nje klauzole per rikthimin tek Inter ne te ardhmen”.

“Nderkohe, Inter do te perfitoje nga Pinamonti dicka me shume se 20 milione euro per shitjen e tij te Sassuolo”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.